“Situata nuk kalohet me batuta”, Spahia sugjeron disa mënyra për të përballuar fluksin e krijuar nga Koronavirusi

352
Sigal

Përmes një reagimi në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka sugjeruar disa mënyra për të përballuar fluksin për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Sipas ish-deputetit, propozimi është një sugjerim për ministrinë dhe qeverinë e cila sipas tij mendon se kjo situatë kalohet me batuata.

Statusi i plotë i Bardh Spahisë:

Sugjerim per autoritetet per perballim fluksi emergjent

E gjithe struktura e spitalit kirurgjikal nr.2 te vjeter pra ( repartet e klinikes 1, klinikes 3 dhe urollogjise) kane te gjitha instalimet e oksigjenit qe do benin te mundur vendosjen e respiratoreve mekanike per trajtimin e rreth 100 pacienteve ne ventilacion ne rast nevoje!

Ky eshte nje propozim e sugjerim per ministrine e qeverine qe mendojne se kjo situate kalohet me batuta.