/Gazeta TELEGRAF
Sipas së përjavshmes franceze ‘Valeurs Actuelles’
Konspiracioni rreth figurës së George Soros nuk ka fund. Ai nuk ka të bëjë vetëm me një paranojë lokale, kur Sali Berisha e akuzon miliarderin spekulant të bursave, se ka luajtur rol në shpalljen e tij ‘non grata’, apo kur Ilir Meta e fajëson për qëndrimet që mbajnë diplomatët e SHBA. Nga kryeministri hungarez Orban e deri tek ish presidenti amerikan Trump janë të shumtë ata që kanë parë gjithmonë pas krijuesit të Fonadacionit për Shoqëri të Hapur një komplotues kundër shteteve sovrane në favor të një qeverisjeje globale.
Në këtë armatë renditet edhe e përjavshmja franceze ‘Valeurs Actuelles’, që mbron idetë populiste të së djathtës radikale. Kjo revistë i ka kushtuar këtë javë një investigim të gjatë mënyrës se si përmes OJF-ve të kontrolluara prej tij, Soros ka arritur të ndikojë OKB-në. Lapsi.al e ka lexuar këtë shkrim të gjatë dhe po sjell një ekstrakt të tij. Aty tregohet me dëshmi, se si interesat private janë infiltruar në rangjet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel global, tek ‘Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut’.
“Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut’ dërgon në këto vende emisarë specialë. Ata nuk janë punonjës të OKB-së, por specialistë të fushave të tyre, të cilët marrin një fond nga OKB dhe pastaj kanë të drejtën të ngrenë vetë fonde të tjera për të vijuar misionin e tyre. Pikërisht këtu hyjnë në lojë OJF e Soros”
Për të kuptuar më mirë sfondin e këtij investigimi revista bën një pasqyrë të funksionimit të OKB-së e cila konsiston në tre shtylla: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut. Një nga aspektet e kësaj të fundit është edhe investigimi i problemeve me të drejtat e njeriut shtete të veçanta. Për këtë qëllim, ‘Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut’ dërgon në këto vende emisarë specialë. Ata nuk janë punonjës të OKB-së, por specialistë të fushave të tyre, të cilët marrin një fond nga OKB dhe pastaj kanë të drejtën të ngrenë vetë fonde të tjera për të vijuar misionin e tyre. Pikërisht këtu hyjnë në lojë OJF e Soros, të cilat nisur nga parimi se e vërteta ndikohet nga ai që paguan më shumë, i financojnë këto projekte që pastaj përmes vulës së OKB marrin forcën politike të përcaktimit të të drejtëve të njeriut në një shtet të caktuar. ‘Në epokën e globalizimit,’ shkruan ai, ‘qendrat vendimmarrëse po largohen nga popujt dhe kryeqytetet e tyre historike për t’u përqendruar në disa kryeqytete të reja të qeverisjes botërore. Këto OJF dhe organizma ndërkombëtare plotësojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën thotë ai: ‘OJQ-shërbejnë si leva që i mundëson organizmave ndërkombëtarë të veprojnë në shtete të veçanta, ku ato mbledhin të dhënat dhe bëjnë kokluzionet. Më pas organizatat ndërkombëtare e përkthejnë në mesazh politik përfundimin që kanë nxjerrë OJF-të’. Pra, sipas ‘Valeurs Actuelles’, ajo që revista e konsideron si grusht shteti të fondacionit Soros, konsiston në tentativën e Organizatave Jo Fitimprurëse të financuara prej tii për t’u infiltruar në OKB, duke shmangur kështu nga vendimmarrja shtetet sovrane. Dhe siç u shpjegua më sipër kjo realizohet përmes emisarëve specialë të OKB-së që inspektojnë një shtet të caktuar.
“Kjo nuk është hera e parë që revista ‘Valeurs Actuelles’ dhe juristi Grégor Puppinck, denoncojnë tentakulat e Sorosit”
Po cili është qëllimi i sistemit të procedurave speciale dhe i dërgimit të këtyre emisarëve? Sipas Kofi Annanit, ish sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ato janë ‘margaritarët e kurorës së sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut’. OKB-ja merr rreth 600 kërkesa në vit përmes të cilave asaj i kërkohet të analizojë faktet në një vend të veçantë dhe t’u bëjë rekomandime Shteteve për të korrigjuar situatën. Ky mekanizëm është shumë i gjerë, pasi i lejon çdo individi të ankohet për secilin shtet në botë. Një pjesë e madhe e këtyre emisarëve ose janë ish punonjës apo drejtues të OJF-ve të Sorosit, ose janë financuar në misionet e tyre nga Fondacioni për Shoqëri të hapur. Kështu Sorosi ndikon direkt në raportet përfundimtare të OKB-së për të drejtat e njeriut. Dhe për të kuptuar influencën që një gjë e tillë ka duhet ditur se këto raporte me vulën e Kombeve të Bashkuara shërbejnë si referenca juridike në mbarë botën. Për të dhënë një shembull: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, përmend në 14 nga vendimet e saj një nga raportet e emisarëve specialë të OKB-së. Kjo nuk është hera e parë që revista ‘Valeurs Actuelles’ dhe juristi Grégor Puppinck denoncojnë tentakulat e Sorosit. Në shkurt 2020, disa javë para se koronavirusi të pushtonte kontinentin e vjetër ata publikuan një studim tregonte se një pjesë e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vinin direkt nga rrjeti i OJQ -ve të Fondacionit për Shoqëri të hapur. Madje këta gjyqtarë kishin qenë edhe në konflikt interesi sepse kishin gjykuar kazuse të ngritura nga organizatat për të cilat patën punuar më parë.