Shqipërinë e kanë zaptuar ‘krokodilat’ e babëzitur dhe oligarkët e naftës

253
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës ‘Telegraf’

Në Spanjë 1 litër naftë 1880 lekë, në Shqipëri 2332 lekë. Një spanjoll paguhet me 2.5 milion lekë rrogë, një shqiptar me 500 mijë. Një pensionist në Spanjë e ka pensionin minimal 1 mln e 100 mijë lekë, në Shqipëri 130 mijë lekë. Ja faktet tronditëse dhe faksimilet e faturave të naftës, që tregojnë se si ‘peshkaqenët’ dhe ‘krokodilat’ e koalicionit qeveri-oligarki kanë marrë peng shqiptarët dhe Atdheun, duke u grabitur edhe pikën e fundit të gjakut, me të cilën po majmen ‘shushunjat’ e PPP-ve dhe tenderave.

Shqipëria vendi më i varfër, me pagat më të ulëta në Europë por me çmimin e naftës më të lartë!

Rastësi, por faktet tregojnë se Shqipëria prodhon rreth 1 milion ton naftë në vit duke na renditur si në 3 vendet e para për pellgjet naftëmbajtëse, duke e krahasuar edhe me numrin e popullsisë. Por çuditërisht, edhe pse prodhojmë kaq shumë naftë çmimi është në vendin tonë është më i shtrenjti në Europë. Dhe po të krahasojmë pagat e vendeve të BE dhe rajonit, me pagat që marrin shqiptarët atëherë çmimi i naftës duhej të ishte në Shqipëri jo më shumë 480 lekë të vjetra litri. Kjo do të thotë se qeveria dhe oligarkët e saj përfitojnë rreth 2 mijë lekë për litër. Dhe e gjithë nafta jonë me vlerë 1 miliardë dollarë ççdo vitë shkon në rafineritë e Spanjës, e cila e shet naftën për qytetarët e saj me 1.82 euro litrin ose afërsisht 2070 lekë ( të vjetra)  litri  – 11%  që ua paguan shteti = 1880 lekë për 1 litër.

Investigimi i Gazetës Telegraf në Spanjë -Valencia

Rreth 4 ditë më parë, furnizuam makinën në Valencia.1 litër naftë kushtonte 1.82 euro. Duke qenë se e furnizuam me afro 62 litra, na duhej të paguanim 112.84 euro. Por në të vërtetë pajisja elektronike e furnizimit na bëri automatikisht 11% zbritje të kësaj vlere. Kjo bëri që ne të paguanim (112.84 euro – 12.35 euro) = 100.49 euro. Dhe kjo zbritje kishte rreth 6 muaj që bëhej për të gjithë konsumatorët dhe përdoruesit e mjeteve, pas ngritjes së ççmimit që erdhi si rezultat i luftës në Ukrainë. Pra shteti merrte përsipër të paguante 11% të vlerës nga buxheti i saj. Nëse llogaritë do i bënim me lekun shqiptar atëherë do kishim këtë çmim për 1 litër nafte: 100.49 euro x 62 litra = 116.568 lekë. Pra 1 litër naftë në Spanjë sot kushton 1880 lekë të vjetra. Bashkëngjitur po publikojmë edhe faturën elektronike, të cilën e verifikon cilido lexues, për t’u bindur se sa grabitqarë janë oligarkët dhe mafia politike në Shqipëri. Një qytetar Spanjoll me paga mbi 2400 euro në muaj dhe pension minimal 950 euro, e paguan me 1880 lekë të vjetra 1 litër naftë. Shqiptarët me pensione 140 mijë lekë të vjetra apo 120 euro ,me pagë minimale 330 mijë lekë (290 euro)  dhe pagë mesatare 480 mijë lekë, e paguajnë me 2320 lekë litrin. Të babëziturit, pazarxhijntë, perversët, maskarenjtë , tradhëtarët dhe hienat e naftës shqiptare , kanë bërë që populli të varfërohet dhe të rinjtë të marrin arratinë. Në ditët në vijim do u japim do të japim fakte se si organet e hetimit fshehin dosjet e oligarkëve të naftës, si i fusin pa dogana, si i justifikojnë me popimet në puset e konçesionarit që nga 2015 e këtej, si i hedhin në treg gjysmë të përpunuar duke shkatërruar automjetet si dhe rastin më kriminal, se përse po digjen makinat në rrugë. Veç këtyre edhe fakte nga çmimet e ushqimeve ,të cilat do të tregojnë babëzinë e mafies që ka mbërthyer shtetin e shqiptarëve, që flenë gjumë dhe kënaqen me barkun bosh, mjafton mos u prishet terezia maskarenjëve dhe fëlliqësirave që kanë marrë peng Kombin.

Rreth 4 ditë më parë, furnizuam makinën në Valencia. 1 litër naftë kushtonte 1.82 euro. Duke qenë se e furnizuam me afro 62 litra ,na duhej të paguanim 112.84 euro. Por në të vërtetë pajisja elektronike e furnizimit na bëri automatikisht 11% zbritje të kësaj vlere. Kjo bëri që ne të paguanim (112.84 euro – 12.35 euro) = 100.49 euro.


Shfrytëzimi i naftës, auditimi: Kompanitë përfshijnë shpenzime në kundërshtim me kontratën

Marrëveshjet hidrokarbure, ato të koncesioneve të hidrocentraleve si dhe shfrytëzimi i lejeve minerare vijon të shfaqë probleme të shumta.Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ku lista e problematikave të konstatuara është e gjatë në të gjithë aspektet që mbulon ky institucion.Kështu së pari autidutesit kanë nënvizuar se kompanitë që mbajnë kontrata shfrytëzimi të burimeve hidrokarbure vijojnë me shpenzimet të konsiderueshme të cilat nuk përfshihen në kontratat e tyre. Po kështu investimet janë më të ulëta duke sjellë kështu ulje të prodhimit dhe i famshmi faktor R mbi 1 që lidhet me fitimin dhe ndarjen me shtetin mbetet i paarritshëm

Nga auditimet e kryera nga AKBN për kostot hidrokarbure, rezulton së përfshihen shpenzime në kundërshtim me kontratën në vlera të konsiderueshme në kundërshtim të hapur me përcaktimet kontraktore. Përfshirja e këtyre shpenzimeve padrejtësisht ndikon në uljen e faktorit R dhe rrjedhimisht mos derdhje të fitimit për llogari të qeverisë” thuhet në auditim.

KLSH ndalet edhe tek konctratat konceisonare të ndërtimit të hidrocentraleve ku buxhetit të shtetit i është shkaktuar jo pak dëm nga veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.“Grupi i punës për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i VKM nr.822, datë 07.10.2015, nga burimet hidrike të energjisë i ngritur me Urdhrin e Ministres së MIE nr.233 datë 06.06.2019 ka evidentuar së 35 % të kontratave koncesionare janë jashtë afatit, me shkelje, si dhe në procese gjyqësore.Mangësia e monitorimeve të njëtrajtshme në planifikim dhe zbatim, për vitin 2019 ka ndikuar në ngarkesën e punonjësve dhe cilësinë e monitorimit për shkak të intensifikimit të punës në periudha të veçanta të vitit. Kjo pasi vetëm nga raportimet e monitorimeve të tremujorit të tretë dhe të katërt 2019 rezultojnë penalitete për mosrespektim të detyrimeve kontraktore për 41 % të kontratave të monitoruara, duke shkaktuar deformim të sipërmarrjes në fushën prodhimit të energjisë elektrike nga burimet ujore, si rezultat veprimeve dhe mosveprimeve të MIE në cilësinë e Autoritetit kontraktor” vlerësojnë audituesit.Të tjera gjetje janë ato ku është konstatuar se disa koncesionar kanë ndryshuar kapacitetin e prodhimit, megjithatë nga ana e AKBN nuk janë bërë llogaritjet për pasojat e veprimit në lidhje me sasinë e energjisë dhe të ardhurave që do të mungojnë nga prodhimi më i ulët i energjisë për shtetin (për rastet kur kapaciteti është më i ulët), si dhe problematika që krijohet në deformimin e skemave të miratuara dhe pasojat në funksionim.Po kështu pavarësisht monitorimit kontraktorët paraqesin mangësi të theksuara të plotësimit të dokumentacionit tekniko ligjor, madje në disa raste nuk bëhet njoftim për pjesëmarrje në testim nga ana e AKBN, si proces i detyrueshëm, për evidentimin e saktësisë së realizimit të veprave, krahasuar me parashikimin.KLSH vlerëson se devijimet e shumta si në skema, kapacitete, ndryshime gjatë zbatimit të kontratave, mund të shoqërohen me vështirësi për realizimin e këtyre veprave dhe në ndonjë rast dështimin e tyre.