“Shpërthen” Braimllari: Do ta çlirojmë Korçën nga oligarku Ragami. Rilindja do shkërmoqet

364
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, drejtues i kësaj partie për Qarkun e Korçës, në një intervistë të dhënë për televizionin lokal të Pogradecit, SOT 7, ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe atij që e ka cilësuar si oligarkun e Korçës, biznesmenin Spiro Bardhi, të njohur ndryshe si Ragami.

“LSI në Qarkun e Korçës ka një rritje progresive nga viti në vit, nga zgjedhjet në zgjedhje.

Në 25 prill, objektivi ynë është mjaft i qartë, të fitojmë në këtë Qark deri në 4 deputetë.

Do ketë një rrënim spektakolar të Rilindjes në Qarkun e Korçës. Do ta shpartallojmë këtë në çdo qendër votimi dhe ju garantoj që sot për këtë rezultat spektakolar të LSI-së.

Boll ka vuajtur Korça nga përqëndrimi i ekonomisë së gjithë Qarkuar në duart e një oligarku, si Ragami (Spiro Bardhi). Është koha ta çlirojmë këtë qytet dhe të gjithë Qarkun nga Rilindja dhe nga ky oligark që kanë marrë peng të ardhmen europiane të banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve, të shquar jo vetëm për atdhedashurinë, vlerat e jashtëzakonshme dhe të shquara kulturore kombëtare, por edhe për njerëzit e mrekullueshëm shumë punëtorë”, – është shprehur Endrit Braimllari.