Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Presidenti Meta: Shumë trishtim nga ky lajm, sikur të na thoje se bëre shaka…

240
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ikonës së humorit shqiptar, Koço Devole.

Kreu i shtetit shkruan se me trishtim ka mësuar lajmin, ndërsa shton se nuk do të donte ta besonte ikjen e Koço Devoles. “Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!“, thuhet në mesazhin e Metës.

“Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”, është mesazhi i Presidentit të Republikës.

Postimi i Metës
Sa shumë trishtim nga ky lajm!
Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!
U prehsh në paqe!