Shkollat pa ngrohje, LSI Durrës: Bashkia shpenzoi 800 mijë euro për lule, nxënësit mësim në të ftohtë

200
Sigal

Në këto ditë të acarta dimri, kur temperaturat në gjithë vendin kanë zbritur nën zero, shkollat në qytetin e Durrësit janë pa ngrohje.

Kjo vërtetohet nga mesazhi që një mësuese i ka dërguar prindërve të nxënësve në Whatsapp, ku i kërkon të sigurojnë një ngrohëse për klasën ku mësojnë fëmijët e tyre.
Mesazhin e mësueses e ka publikuar në rrjetet sociale Kontjana Kuçi, Kryetarja e LSI në Durrës, e cila denoncon situatën në të cilën fëmijët e qytetit bregdetar janë të detyruar të qëndrojnë për disa orë e të zhvillojnë mësim në të ftohtë.

“Bashkia shpenzoi 800 mijë euro për lule dekorative dhe miliona euro në projekte betonizimi dhe nuk shpenzon për ngrohje në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Edhe tek shkollat e reja ku kryeministri në largim bëri kosha për propagandën e tij boshe mungon ngrohja. Më 2️⃣5️⃣ prill të gjithë së bashku të shporrim përgjithmonë sektin e papërgjegjshëm të “rilindjes.”, shkruan Kontjana Kuci.

Postimi i plotë:

“Ju lutem, nëse keni mundësi na ndihmoni me një ngrohëse pasi klasa është shumë e ftohtë.” 📱

Ky është mesazhi i një mësuese në Durrës dërguar prindërve të nxënësve.

Në këto ditë të acarta, shkollat në Durrës janë pa ngrohje.

Bashkia shpenzoi 800 mijë euro për lule dekorative dhe miliona euro në projekte betonizimi dhe nuk shpenzon për ngrohje në çerdhe, kopshte dhe shkolla.

Edhe tek shkollat e reja ku kryeministri në largim bëri kosha për propagandën e tij boshe mungon ngrohja.

Më 2️⃣5️⃣ prill të gjithë së bashku të shporrim përgjithmonë sektin e papërgjegjshëm të “rilindjes.” Sektin e batutave dhe të propagandës, që lë nxënësit e mësuesit pa ngrohje dhe me mijëra banorë ende në çadra dhe kontenierë.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës