Ylli Manjani: Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi

534
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në rrjete siciale mbi largimin e ambasadores se Gjermanisë ku sipas tij nuk i ka shkaktuar asnjë ndjesi pasi kjo ambasadë nuk e përfaqësoi si duhet shtetin Gjerman. Ja postimi i tij i plotë:

Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë.