Thirrjet për protesta ndaj Vuçiç, Peka: Ca ‘Batonër’ më shumë!!!!

539
Sigal

Gazetari Çim Peka ka komentuar në rrjetin social Facebook në lidhje me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Peka ka komentuar edhe thirrjet për protesta kundër Vuçiçit, të bëra nga celula e re e Vetëvendosjes në Tiranë.

Ja çfarë shkruan Çim Peka në Facebook:

Të protestojmë në Tiranë kundër Aleksandër Vuçiç se kërkon të krijojë ‘Serbinë e Madhe’, thonë këta të celulës së re të ‘VV’ në Tiranë.

E keni seriozisht!?

Po protestoni një herë kundër Edi Ramës që po e ndjek nga pas në idenë e ‘Kosovës së vogël’, se Serbia e madhe krijohet duke ndarë Kosovën.

Çfarë prisni ju, që Presidenti serb të kërkojë ‘Shqipërinë e madhe’!!??

Po ta keni seriozisht këtë idenë e protestës, protestoni në Kosove kundër Thaçit që është për copëtimin e Kosovës e rrjedhimisht për ‘Serbinë e Madhe’.

Pastaj protestoni në Tirane kundër Edi Ramës që është në të njëjtën linjë, e më pas po patët bythë Vuçiçit ndajani ….

Po të jesh shqiptar e të protestosh kundër Vuçiçit pse do një Serbi sa më të madhe, e të heshtësh kundër Ramës e Thaçit që duan një Kosovë sa më të vogël, thjeshtë jeni ca ‘Batonër’ më shumë.

‘VV’ nuk ka një protestë në Kosove kundër ndarjes, e vjen në Tiranë të krijojë celulën e saj me ca ish ‘mjaftistë’ të lënë pas dore nga ‘Mister Fiku’, duke kërkuar promovim me dy parulla kundër Aleksandrit të Edit?

Si ka mundësi që kurrë nuk patët përmbajtje, por vetëm folklorizëm!?

PS: Protestoni edhe kundër Mogherinit që vjen në Tiranë bashkë me Vuçiç dhe ndajnë të njëjtin projekt për ndarjen e Kosovës…