Seidolli: Pas 25 Prillit fokusi drejt një arsimi cilësor do të jetë kryefjala e reformimit

277
Ismeralda Seidolli, LSI Korçë
Në vijimësinë e paqartësive të vendimeve qeveritare, akoma dhe sot mungon një lajmerim i Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve në lidhje me hapjen ose jo të universiteteve.
Nuk e kuptoj çfarë e pengon këtë ministri të ndermarrë vendimin për hapjen e universiteteve në kohën kur lokalet, baret dhe restorantet e Korçës, sikurse dhe gjithë Shqipërisë, janë plot me njerëz?
Kur janë hapur këto vende, pse universitetet konsiderohen akoma vatra të përhapjes së virusit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?
Boll me këtë paradoks.Boll e vështirësuat punën e studentëve të cilët vuajnë nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme për ndjekjen e mesimit online dhe përballen me shërbimet e shtrenjta të internetit.
Ka ardhur koha ti japim arsimit rëndësinë e duhur.
Pas 25 Prillit fokusi drejt një arsimi cilësor do të jetë kryefjala e reformimit.
Në 25 Prill le tju japim studentëve arsimin europian të cilin e kanë kërkuar aq shumë.
Sigal