Shkarkimi i Zef Hilës, reagon Rama: Ata që merren me brava të lexojnë Kodin Penal

569
Sigal

Pasi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se do të kërkonte sot largimin nga puna të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, pas sulmeve mbrëmë në KZAZ, kryeministri Rama ka dalë me një paralajmërim për të gjithë kryebashkiakët.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se “çdo kryebashkiak, që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, për të penguar zgjedhjet, të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë”.

“Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë”, shkruan Rama në Twitter.