Shkarkimi i Bashës, Berisha: Ai është kufomë politike. Revolucionit nuk i reziston dot askush

226
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar si kryetar i PD. 

Berisha tha se Basha është kufomë politike, ndërsa deklaroi se revolucionit nuk i reziston kush.

Ish-kreu i qeverisë kishte një mesazh edhe kryeministrin Edi Rama, pas rrethimit të selisë së PD nga blindat e policisë.

“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në vend…Është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot, në tetë orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë, vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizimit politik. Në këtë monument madhështor të rithemelimit të PD si forcë vigane, opozitare, në këtë moment historik të revolucionit demokratik paqësor, i cili është në misione të mëdha, për përmbysjen e narkoshtetit, për rivendosjen e të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa patronazhistë, pa parti shtet, pa parti kukull. Mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre që mbushën Foltoret si burim drite dhe erdhën sot si arkitektë e një të ardhmje krejtësisht tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarëtSot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes“, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për qëndrimin e Bashës dhe mundësinë që ai të mos e njohë verdiktin e Kuvendit Kombëtar të PD.

“I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës, çfarë mund të flasësh për atë. Ai është një kufomë politike dhe asgjë më shumë. Ajo nuk është seli e pengjeve e rrethuar me blindat e Edi Ramës. I them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për të mbrojtur pengun tënd për t’i garantuar hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek ti. Revolucionin nuk e ndal askush”, deklaroi Berisha.