Deputeti Luan Baçi: Në 18 dhjetor ratifikohen vendimet e Kuvendit për shkarkimin e Bashës. Dy PD? Një, më e fortë dhe e bashkuar!

202
Sigal

Deputeti i PD-së, Luan Baçi deklaroi nga jashtë ambienteve të Air Albania ku u mblodh Kuvendi i thirrur nga Berisha, deklaroi se vendimi i sotëm për shkarkimin e Bashës do të ratifikohet edhe në 18 dhjetor.

Kujtojmë se në 18 dhjetor do të mblidhet sërish Kuvendi. Ai tha për mediat, se është vetëm një PD dhe më e bashkuar se kurrë.

“Vazhdon dhe procedura tjetër për atë 18 dhjetorit ku do të ketë votim në bazë për të ratifikuar këtë vendim që merr sot Kuvendi. Kemi një PD, të jeni të sigurt për këtë. PD që demokratizohet dhe që në këto minonte vijon të jetë e hapur që do të dalë me e fortë dhe më e bashkuar. Do të ndodh hap pas hapi. Do të bisedojmë për këtë”, tha Baçi.