Shënohet akti i parë i mosbindjes civile, i vihet flaka një gome përballë Presidencës

Në prag të nisjes së protestës nga opozita, ku protestuesit pritet të mblidhen para Kryeminitrisë, një incident ka ndodhur teksa një gomë është djegur përballë Presidencës.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por një gome i është vendosur flaka duke krijuar tym.

NOA

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.

Nuk dihet nëse goma është djegur nga ndonjë protestues ose jo, aq më tepër kur protesta është thirrur kundër Edi Ramës, kryeministrit të vendit.