Mblidhen qytetarët e parë përpara Kryeministrisë, ç’pritet të ndodhë

Janë mbledhur edhe protestuesit e parë përpara Kryeministrisë.

Ndërsa, një pjesë tjetër e protestuesve janë ende në selinë e PD-së, teksa po presin që të dalin deputetët demokratë.

NOA

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë në tubimin e sotëm.

Mirëpo, nuk përjashtohet as skenari i përplasjes së protestuesve me policinë.

Ndërkaq, Kryeministria është rrethuar nga policia, teksa në anën tjetër të godinës janë mjetet e ndihmës së shpejtë, nëse do kemi përshkallëzim të situatës.