Teatri/ KLSH letër Veliajt: Të pezullohen veprimet, derisa të vendos Kushtetusja

273
Sigal

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një letre dërguar kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, KLSH kërkon që Bashkia të pezullojë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Të pezullojë aktin deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale”.

Nga ana tjetër, KLSH-ja kërkon që të shmangen dëmtimet e pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen dhe nënvizon se do të ndjekë me vëmendje këtë cështje.