Sali Metani: Covid-19 dhe kriza në sistemet ushqimore

456
Sigal

COVID-19 dhe kriza në sistemet ushqimore, simptomat, shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme

 Kriza shëndetësore COVID-19 ka sjellë një krizë ekonomike, dhe një krizë të vazhdueshme të sigurisë ushqimore

 Në veçanti fermerët emigrantë janë në rrezik të lartë të prekjes dhe përhapjes së COVID-19

– Bujqësia intensive po shkakton humbjen e habitatit dhe po krijon kushtet që viruset të shfaqen dhe përhapen

– Para goditjes  COVID-19, 820 milion njerëz ishin të nën-ushqyer dhe rreth  2 miliardë njerëz përjetonin një pasiguri ushqimore.

-Sot miliona njerëz po rrezikojnë të jetojnë në prag të varfërisë

– Më shumë se 70% e sëmundjeve infektive që janë shfaqur tek  njerëzit që nga vitet 1940 janë shkaktuar nga kafshët.

Kriza shëndetësore COVID-19 ka sjellë një krizë ekonomike, dhe me shpejtësi po përkeqëson një krizë të vazhdueshme të sigurisë ushqimore . Brenda disa javësh, COVID-19 ka hedhur poshtë rreziqet themelore, brishtësitë dhe pabarazitë në sistemet globale të ushqimit dhe i ka shtyrë ato drejt pikës së thyerjes. Karantinimi dhe çrregullimet  e shkaktuara nga COVID-19 treguan brishtësinë e aksesit të njerëzve në produkte  dhe shërbime thelbësore. Në sistemet shëndetësore dhe sistemet ushqimore, janë evidentuar dobësitë kritike, pabarazitë. Këto sisteme, të mirat publike që ata ofrojnë, dhe njerëzit që i mbështesin ato, para pandemisë ishin të nënvlerësuar dhe të pambrojtura në nivelin e duhur. Në vitet në vazhdim ekspertët mendojnë se dobësitë sistemike të ekspozuara nga virusi do të komplikohen nga ndryshimi i klimës. Në këtë kontekst, pandemia e  COVID-19 është një thirrje që duhet konsideruar  për përmirësimin e sistemeve ushqimore. Kriza, megjithatë, ka ofruar një paraqitje të shpejtë të sistemeve të reja dhe më elastike të sistemeve të ushqimit, pasi komunitetet janë bashkuar për të evituar boshllëqet në sistemet ushqimore, dhe autoritetet publike kanë ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të siguruar prodhimin dhe sigurimin e ushqimit. Krizat  janë shfrytëzuar nga aktorë të fuqishëm për të përshpejtuar qasjet e paqëndrueshme, të zakonshme të biznesit. Nevojitet të mësojmë nga mësimet e së kaluarës dhe t’i rezistojmë këtyre përpjekjeve, duke siguruar që masat e marra për të frenuar krizën të garantojnë  një transformim të sistemit ushqimor. Ky transformim mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin e njeriut, duke ngadalësuar shkatërrimin e mjedisit, marrjen e masave për luftimin  e përhapjen e sëmundjeve; uljen e prekshmërisë ndaj goditjeve të furnizimit në të ardhmen dhe çrregullimeve të tregtisë, rritjen e prodhimive ushqimore  si dhe zbutjen e frikës që shpie njerzit në panik  për të blerë ushqimet e nevojitur për konsumin e përditshëm.

Çfarë po tregon COVID-19 për sistemet ushqimore?

Kriza COVID-19 ka nxjerrë në pah dobësive të sistemeve ushqimore.

Bujqësia intensive po shkakton humbjen e habitatit dhe po krijon kushtet që viruset të shfaqen dhe përhapen. Përhapja e zoonozave (sëmundjet e transmetuara nga kafshët tek njerzit) ndodh  si rezultat i një dinamike komplekse që lidh ekosistemet njerëzore dhe natyrore, me kushtet socio-ekonomike dhe strukturore që përcaktojnë nëse ndodh një shpërthim i një epidemie apo pandemie.

Probabiliteti i shpërthimit të sëmundjeve të kafshëve me ndikim të lartë rritet nga mbarështimi i një numri të madh kafshësh në hapësira të vogla, ngushtimi i diversitetit gjenetik , qarkullimi i shpejtë i kafshëve dhe copëzimi i habitatit përmes zgjerimit të prodhimit të bagëtive, bashkëveprimi i jetës së kafshëve të egra, i cili mund të përkeqësohet nga shkatërrimi i habitatit për shkak të bujqësisë intensive, urbanizimit të pakontrolluar,shfrytëzimin pa kriter të tokës . Ekspertët në një raport të OBSH të vitit 2015, theksojnë se përhapja e patogjenëve është përkeqësuar nga ndryshimi i klimës, shkatërrimi i ekosistemit , shpyllëzimet, humbja e biodiversitetit dhe eliminimi i barrierave thelbësore të mbrojtjes. Pandemitë e kohëve të fundit, si SIDA,Ebola , SARS  Lyme, janë shkaktuar si rezulatat i ndryshimeve të  mjedisit dhe ekosistemit.

Më shumë se 70% e sëmundjeve infektive që janë shfaqur tek  njerëzit që nga vitet 1940 janë shkaktuar nga kafshët.

Megjithëse provat mbi origjinën e shpërthimit të COVID-19  ende  nuk janë  përfundimtare, mendohet se sëmundja kanë ndodhur përmes një kombinimi të rrugëve të përshkruara më lart, pra të rritjes të sëmundjeve të kafshëve të egra përmes bujtësve të ndërmjetëm.

Sidoqoftë, kufizimet në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave (‘’karantinimi’’) në një numër në rritje të vendeve po vendosin kufizime  të mëdha në zinxhirët e furnizimit lokal, rajonal dhe global. Zinxhirët ushqimorë –të shkurtër dhe  ato të gjatë po  dëshmojnë  se janë të prekshëm nga pengesat e ndryshme logjistike.

Në vendet e zhvilluara rreziqet po shfaqen edhe më tej përgjatë zinxhirit të furnizimit me ushqime. Supermarketet, po përpiqen të përballojnë një rritje të papritur të kërkesës të klientëve, duke rezultuar në rafte të boshatisura , dhe veçanërisht në mungesë të frutave dhe perimeve të freskëta. Në zinxhirët e furnizimit të shkurtër, dobësitë janë rritur për shkak të mbylljeve dhe kufizimeve në tregjet joformale dhe ato të hapura, bazuar në rreziqe të larta  (p.sh. densitet të lartë, aftësi të ulët për të zbatuar higjienën dhe distancimin shoqëror).

Fermerët dhe punonjësit e agroindustrive  kanë vazhduar të punojnë për siguruar furnizimin e ushqimeve duke u përballur me rreziqe të mëdha shëndetësore. Lehtësirat përgjatë zinxhirit ushqimor nuk kanë qenë në Tregon gjendje ku të përshtatin në  vendet e punës praktikat e distancimit fizik dhe respektimin e kushteve higjienike. Në veçanti fermerët emigrantë janë në rrezik të lartë të prekjes dhe përhapjes së COVID-19, si rezultat i të jetuarit dhe të punuarit në kushte jo-sanitare, duke u transportuar në fusha me autobusë të mbushur me njerëz, duke u përballur me pengesa të shumta zyrtare. Aktualisht  qindra miliona njerëz në botë po jetojnë në mënyrë të përhershme në prag të urisë, kequshqyerjes dhe varfërisë ekstreme, dhe për këtë arsye ato janë shumë të prekshëm nga efektet e një recesioni global.

Para goditjes  COVID-19, 820 milion njerëz ishin të nën-ushqyer dhe rreth  2 miliardë njerëz përjetonin një pasiguri ushqimore. Miljona njerëz po rrezikojnë të jetojnë në prag të varfërisë. Ato po përballen me mungesën e sigurimit të mjeteve ekonomike dhe fizike për të siguruar ushqim si pasojë e izolimit shoqëror të detyruar, kufizimet e lëvizjes, ndërprerjet e furnizimit,si dhe humbja e të ardhurave.

Rënia e remitancave nga vendet e tjera të botës ku ekonomia është në recesion do të sjellë një goditje të mëtejshme për vendet në zhvillim. Ndërkohë që  ekonomitë zvogëlohen, ndikimet do të bien më së shumti në ato vënde që do të përballen me diskriminimin ose margjinalizimin. Në nivel global, gratë dhe vajzat janë më të rrezikuara nga tronditjet ekonomike dhe mbajnë barrën e urisë në familjet e varfëra.

Punëtorët migrantë në bujqësi dhe në zonat rurale po përballen me vështirësi të mëdha, dhe nuk janë në gjendje të përfitojnë nga rrjetet e sigurisë shtetërore ose solidariteti social.

Në të gjithë botën, punëtorët e sistemit të ushqimit po përballen me pasiguri dhe paga të ulëta, dhe për këtë arsye ato janë shtresa më e rrezikuar nga ndërprerja e proceve në zinxhirët e furnizimit të ushqimit dhe më gjerë. Njerëzit që punojnë në punë të përkohshme, shërbime, restorante dhe tregtinë me pakicë po përballen me humbje masive të punës (pjesërisht për shkak të politikave të distancimit shoqëror, dhe ndërprejes së aktivitetit  ekonomik).

Fermerët janë shumë të prekshëm nga çrregullimet ekonomike.

Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se në zonat rurale “shumica e vendeve të punës nuk sigurojnë nivele të mjaftueshme të ardhurash për fermerët  për të siguruar ushqimin e duhur për veten dhe familjet e tyre”. Më shumë se 50% e fermerëve dhe punëtorëve rurale jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Pamundësia për tërheqjen e prodhimeve të tyre nga tregu dhe kërkesa e paqëndrueshme mund të falimentojë fermerët, t’i parandalojë ata të bëjnë investime kryesore si dhe të ndikojë  në furnizimet ushqimore.

Kriza po ndikon gjithashtu në cilësinë e dietave ushqimore. Njerëzit po priren drejt konsumit më të madh të sendeve të përpunuara shumë (si rezultat i panikut të shkaktuar nga karantinimi duke blerë ushqime që qëndrojnë  më  gjatë)  dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, me fruta dhe perime të freskëta më pak të disponueshme në disa zinxhirë furnizimesh konvencionale.

Diabeti dhe sëmundjet e tjera që nuk lidhen me dietën, janë faktorë rreziku për vdekshmërinë COVID-19. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 76,5% e pacientëve të prekur nga koronavirusi ishin mbipeshë.

Kriza gjithashtu ka bërë që njerëzit të kërkojnë mënyra të reja dhe më të drejtpërdrejta të ndihmuese të ushqimit të tyre. Blerjet e bëra me internet dhe shpërndarja në shtëpi e ushqimit dhe artikujve ushqimore është duke u rritur në shumë vende me infrastrukturën e nevojshme dhe mund të çojë në ndryshime të qëndrueshme në mënyrën se si njerëzit blejnë ushqimin e tyre. Në disa vende si në Francë, Poloni, SHBA dhe Kinë kërkesa është rritur kërkesa për për zbatimin e skemave të Mbështetjes të bujqësisë nga komunitetit një partneritet midis fermerëve dhe konsumatorëve (CSA) , dyqanet e fermave dhe format e tjera të shitjeve direkte.

Këto skema po sigurojnë një alternative të vlefshme për sigurimin e ushqimit të freskët.

Kriza po shfrytzohet gjithashtu për të kapërcyer hapat drejt sistemeve ushqimore të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Lobimet bujqësore evropiane paralajmërojnë se sistemi ushqimor më i gjelbër i parashikuar nga Komisioni Evropian nuk do të përputhej me sistemin aktual në aftësinë e tij për të thithur goditje dhe për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm.

 

Në situatën e pandemisë së Covid-19 ekspertët rekomandojnë ndërmarrja nga ana e qeverive të vëndeve të prekura nga pandemia  të veprimeve të menjëhershme për të mbrojtur shtresat më të prekura të shoqërisë për t’i siguruar aksesin e ushqimit dhe sigurinë në mes të kësaj krize të shëndetit publik.

-në forcimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale

-zbatimin e programeve të ndihmës ushqimore në mbrojtjen e shtresave më vulnerabël si  fëmijët, personat e moshuar dhe me aftësi të kufizuara.

– në marrjen  e masave të nevojshme për heqjen e pengesave kryesore në prokurimin e ushqimit, si rezultat i karantinimit,për  sigurinë e punonjësve dhe të konsumatorit.

– punëtorët e në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore dhe fermerët – përfshirë punëtorët emigrantë të kenë  kushte të sigurta dhe dinjitoze të punës.

– sigurimi i pajisjeve mbrojtëse dhe lëndëve dizinfektuese ; hapësira e mjaftueshme në vëndet e punës për distancimin shoqëror; ambiente të sigurta sanitare në punë; dhe kujdesin shëndetësor.

-në rritjen e sipërfaqeve të prodhimeve bujqësore bio .

-në zbatimin me rigorozitet të rregullave të sigurisë ushqimore.

-parandlimi i praktikave monopoliste

-mbështetja e ndërmarrjeve agroushqimore të vogla dhe të mesme për të evituar falimentimin e tyre.

-në drejtimin e subvencioneve bujqësore dhe investimeve kërkimore në fushën  e agroekologjisë.

Ekspertët e panelit ndërkombëtar të sistemit  të qëndrueshëm të ushqimit janë të mendimit se kriza  e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 siguron një mundësi për të rishikuar Samitin e Sistemeve Ushqimore 2021  për të zhvilluar një  debat demokratik në komitetin botëror të sigurisë ushqimore të Kombeve të Bashkuara (CFS) .

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Botërore të Ushqimit (CFS) – i reformuar dhe rigjallëruar qysh prej vitit  2009 është bërë  një forum unik që siguron një përgjigje të koordinuar globale për çështjet e sistemit të ushqimit, duke debatuar me qeveritë, dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Konventat e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Biodiversitetin që do të zhvillohen në fund të vitit 2020 do të kenë në qendër të vëmendjes zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme.

 

Marrë nga IPES-Food

Përgatiti: Sali Metani

The International Panel of Experts on Sustainable Food Systems