U kapën 100 fidanë kánabis gati për kultivim, inspektorët e pyjeve në Durrës e pësojnë keq

297
Sigal

Dy inspektorë të pyjeve në Ishëm kanë rënë në prángat e pòlicisë, ndërkohë që po procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten. Shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe gòditjen e kultivimit të bimëve nárkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten kanë konstatuar një sipërfaqje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kánabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i dy inspektorëve të identifikuar si R. S. dhe S. D., banues në Ishëm. Ndërsa në gjendje të lirë u procedua kryeplaku i fshatit i identifikuar me inicialet U.D .Ata nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët nárkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penále “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krímit”.