Librazhd, koncert festiv për 100-vjetorin

672
Sigal

Librazhdi në natën e mbrëmshme organizoi një koncert festivë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në mesin e sheshit të qytetit. Përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota, ku uroi për 100-vjetorin dhe më pas nga grupet artistike të Qendrës Kulturore, të shkollave të mesme të Librazhdit, Polisit interpretuan kënga dhe valle të ndryshme kushtuar festës së madhe të popullit shqiptar. Aktivitet  që zgjati deri në mesnatë. Gjatë gjithë javës nga bashkia e qyteti janë organizuar një numër i madh aktivitetesh kulturore kushtuar Ditës së Pavarësisë.