Ben Blushi nesër në hollin e Piramidës, në një rrëfim për veprën e tij profetike “Komploti” dhe se çfarë vendi pritet të ketë Shqipëria në Ballkan

Shkrimtari i mirënjohur Ben Blushi do jetë në një takim me dashamirësit e librit ditën e nesërme në hollin e Piramidës. Ky aktivitet vjen në morinë e diskutimeve rreth librit dhe shkëmbimeve të ideve të përcjella, që kur Blushi e solli librin”Komploti” për lexuesit, i cili është botimi i 10-të i tij.

“Po jetojmë në epokën më të bujshme të informacionit dhe konflikteve. Pas një beteje me qindra mijëra të humbur në viktima dhe dëme materiale në Ukraine, një tjetër ka ndezur fushëbetejën boterore, ajo në Lindjen e Mesme. Beteja të cilat kanë prekur jo pak ekuilibrat botërore në kulturat mes popujve, paqen mes tyre. Si do të jetë e ardhmja?

NOA

Si qëndron Europa tani mes këtyre dy konflikteve dhe raporti që ka me të rajoni i Ballkanit Perëndimor ? Shqiptarët dhe Europa, historia, identiteti, gjeopolitika dhe kultura në luftë me ideologjitë. A duhet të frikësohemi? Librat në diskursin publik.. Cila është e ardhmja e librit në epokën dixhitale? A e rrezikon Intelegjenca artficiale të ardhmen? Çfarë do të ndodhë me këtë aplikacion të ri teknologjik në jetën e njeriut tani e tutje?

Një rrëfim për veprën e tij profetike “Komploti” dhe se çfarë vendi pritet të ketë Shqipëria në Ballkan? Kush është Leo Elton dhe pse e intrigojnë

hebrenjtë Ben Blushin?Ju presim më 8 tetor, ora 18.00 në hollin e Piramidës. Hyrja e lirë!”, shkruhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Pak rreth ‘Komploti’

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës…