Shembja e Teatrit Kombëtar, Basha: Dhunë, babëzi dhe hajdutëri, Rama përgjegjësi i vetëm

296
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha tha se ky veprim i bërë nga Edi Rama shpjegohet me tre fjalë: dhunë, babëzi dhe hajdutëri. “Kjo që ndodhi sot shpjegohet me tre fjalë. Dhunë, babëzi dhe hajdutëri është kjo që ndodhi sot. Përgjegjësi i vetëm për këtë situatë, për prishjen e teatrit, për dhunimin e mediave dhe dhunimin e protestuesve është Edi Rama.

Në fillim policia ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve pastaj ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë dhunuar dhe arrestuar nga policia”- tha Basha.