“Poshtë diktatura”, Çahet rrethimi metalik, qytetarët përplasen me Policinë

331
Sigal

Qytetarët e mbledhur para Teatrit Kombëtar i cili tashmë është drejt rrafshimit janë përplasur me policinë duke çare rrethimin metalik.

“Poshtë diktatura, poshtë diktatura” janë thirrjet e qytetarëve të cilët i janë drejtuar bashkisë së Tiranës mjaft të revoltuar. Policia ka arrestuar ish-deputeten e LSI Silva Caka ndërsa në mbrojtje të saj ka shkuar dhe analisti Alfred Lela I cili është tërhequr brutalisht nga forcat e policisë.

Bëhet me dije se qytetarët janë drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe do të tentojnë të futen brenda.