“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?” qytetarët protestë para Ministrisë së Brendshme

134
Sigal

Me qindra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë përballë Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Ajo që bie në sy janë thirrjet e qytetarëve të cilët kërkojnë drejtësi për Jonada Avdian, 7-vjeçarja, e cila u vra në breg të detit, pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Në protestë gjithashtu janë edhe fëmijë të cilët mbajnë në duart e tyre pankarta ku shkruajnë: “A mund të luaj në breg me babin?”.

Qytetarët shprehen se kanë dalë në protestë, pasi ndihen të pasigurtë në Shqipëri, pasi shteti nuk funksionon.