Të dënuar për krīme të rënda, OFL çon formularët në Shkodër dhe Tepelenë

334
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar sot të dhëna për pasurinë e pesë personave, katër në Shkodër dhe një në Tepelenë.

Mësohet se OFL-ja i ka kërkuar deklarim pasurie në Shkodër shtetasve Sokol Tavasja, Ismet Idrizi, Sokol Xhani, Gjeto Pepaj, të akuzuar e dënuar për vepra të ndryshme penale si dhe Astrit Patës nga Tepelena i dënuar për veprën penale “Trāfīkimi i femrave”.

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo kr īme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. T., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krīmet e Rënda, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbājtja pa leje”;

I. I., banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

S. Xh., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbājtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e ārmëve të ftohta”;

Gj. P., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”;

A. P., banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krīmet e Rënda, për veprën penale “Trāfīkimi i femrave”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.