Alizoti: Tragjedi nëse Basha s’ikën, do të hyjë në guinness. PD në pikë kritike

176
Sigal

Në të gjashtën humbje radhazi të zgjedhjeve që prej drejtimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se nuk ka humbur asnjë garë. Në zgjedhjet e 6 marsit që u zhvilluan dje PD pësoi humbje të madhe, kurse kandidatët e PD zyrtarë ishin të fundit me vota, duke e çuar partinë në një humbje të thellë, por megjithatë në një deklaratë për media kryedemokrati Lulzim Basha tha se ai nuk ka humbur asnjë garë.

Deputeti i PD Tomor Alizoti në një studio, ka deklaruar se nëse Basha nuk largohet, sipas tij kjo do të ishte tragjedi.

“Nëse nuk ikën Basha pastaj kjo është një tragjedi. Do të hyjë në guinness. Jemi në pikë kritike o vazhdon forca o shkon në fund. Fakti  që njerëzit nuk dalin në votime kjo vjen nga fakti që si inspiron sepse ka garë të brendshme. Opinioni publik nuk fitohet më nuk e ha më këtë. Këtu është fituar militantizmi brenda partisë, doktori e ka”.

Alizoti ka propozuar që të zhvillohet një garë e re brenda partisë demokratike për të rrëzuar kreun e PD Lulzim Basha. Nga studioja e  Abc, Alizoti tha PD duhet të hyjë në ideologji për të shpëtuar vendin.

“Nëse Berisha ka shumicë të bëjë një garë në PD dhe ta lërë garën të funksionojë pa konkurruar vetë ai. Berisha mendoj se ka vlera në PD por PD duhet të gjejë ndryshimin maksimal për të shpëtuar Shqipërinë nga autoriteti i Ramës. Pd duhet të hyjë në ideologji”.