Shehu: “Shengeni” Rama-Vuçiç nga dje zgjatim i ”dorës” ruse në Ballkanin Perëndimor

282
Sigal

Nga Tritan Shehu

“Shengeni” Rama-Vuçiç nga dje zgjatim i Eurasian tç Putininit.

Firmosja dje në Moskë me gjithë kundërshtitë e shprehura nga BE dhe ShBA, e Traktatit midis Serbisë dhe Unionit Euroasian të kontrolluar nga Rusia, e bën të ashtuquajturin “Shengen” ballkanik direkt apo indirekt një zgjatim të ”dorës” Ruse në Ballkanin Perëndimor.
Pra ajo që dihej, dje u konfirmua, arsyeja dhe porositësit e vërtetë të insistimit të Vuçiç për të nënshkruar atë “Shengen” si “Jugosllavinë e Re”, duke tentuar dhe anashkalimin e Kosovës.
Afrimi me Rusinë ngel thelbi i asaj marrëveshje “ballkanike”, gjë që u shpjegua qartë nga Vuçiç mbas vendimit të KE për negociatat dhe që u materializua nga firmosja e Traktatit Serbi-Unioni Eurasian dje.
Një bashkautorësi e Ramës në këtë projekt ndesh me interesat shqiptare, antieuropian, sinkron me tentativat e aleancave të vjetra e të reja Lindore për ta çuar Shqipërinë e Rajonin drejt Lindjes, është një pengese serioze për rrugen tonë të integrimit.
Ne shqiptarët për asnjë çmim nuk mund të lejojmë të na përçajnë e të na degdisin përsëri larg familjes sonë Europiane e Perëndimore.