Shehaj : SPAK të nisë hetimet, do paguajmë 18 milionë euro për një faturë elektronike

220
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Tiranë, Brisida Shehaj ka komentuar lëvizjen e fundit të qeverisë për fiskalizimin e ekonomisë, rritjen e borxhit publik dhe çështja e Bankers. “Do paguajmë 18 mln euro për një faturë elektronike, i kam bërë thirrje KLSH-së dhe Spak të nisë hetimet për faturën e fiskalizimit”, është shprehur Shehaj.

“Dëgjova Ramën dhe drejtuesen e tatimeve se po krijonin module për të kontrolluar pagesën e taksave nga bizneset, por një gjë e tillë është funksionale aktualisht, pasi e kemi apikuar që në 2015. Me këtë lëvizje, të themi procesi i fiskalizimit, kemi një dublim të të dhënave, që duhet të kalojnë nga një modul ekzistent, në një tjetër modul që po krijohet. Për të bërë një faturë elektronike tani duhen 18 milion euro”, – tha Shehaj.

Gjithashtu Shehaj ka folur edhe mbi deklaratën e drejtueses së Drejtorisë së Tatimeve se qeveria do sekuestrojë pasuritë e Bankers, pasi të bëhej publike gjoba. Sipas Shehajt, çështja kryesore është a ka një masë administrative me gjobë për kompaninë Bankers Petrolium, pasi nëse ka një masë të tillë, nuk ka më problem ekzekutimi i saj.