Makina merr flakë në ecje, s’ka të lënduar

317
Sigal

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në Laprakë,  ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht, shoferi me inicialet B.K., ka mundur të dalë nga mjeti pa u lënduar.

Njoftimi i policisë :

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.01.2021, rreth orës 17:10, në Laprakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin B.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes