Basha uron Presidentin Biden : Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri

174
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të i SHBA.

Basha shkruan në mesazhin e tij se, pret që të punojë me Presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!”, – shkruan Basha në urimin e tij.