Bardhi : Çdo sondazh i nxjerr humbës, halli i Ramës dhe Ballës të shtojnë pasurinë e tyre

174
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Taulant Ballës, duke u shprehur se, diversionet politike nuk e ndalin dot ndryshimin.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura!

Reagimi i plotë i Bardhit :

Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kanë vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!