Shqipëria është vend hibrid. Jemi të veçantë, nuk ndryshojmë! Adhurojmë karizmin e udhëheqësit

300
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Jemi të veçantë, nuk ndryshojmë!

Ne shqiptarët po e vërtetojmë edhe në kohët moderne, se jemi krejt të veçantë, nga europianët dhe ballkanasit. Le të arsyetojmë për ngjarjet politike në shekullin e xx-të. Shqiptarët ishin të fundit që u shkëputën nga Perandoria Osmane më nëntor 1912. Shqipëria pas Luftës së Parë Botërore, nuk u përfaqësua në Konferencën e Paqes në Paris me një delegacion zyrtar, por me një dyzinë delegacionesh. Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore u bë pjesë e Kampit Socialist Lindor, por, ndryshe nga shtetet e tjera të kampit, u shqua për masat ekstreme, dhe më 1976 shpalli me Kushtetutë se po futej në fazën e komunizmit, kur ishte vendi më i varfër në Europë. Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që pranoi ndryshimin e sistemit politik dhe pranimin e demokracisë parlamentare. Teza e Ramiz Alisë u bë proverbiale. Ne nuk jemi, as Lindje, as Përendim! Kjo tezë filozofike është bërë model qeverisje, dhe Sars Covid 19, e ekspozoi, në të gjithë dimensionin qeverisës. Shqiptarët u futën në një karantinë ekstreme, pa respektuar normat juridike kushtetutese, por, me akte normative të një njeriu, që në mëngjes i’u referohej Biblës e Kuranit, në drekë bën rolin e zëdhënësit të qeverisë, në pasdite ora 14 flet në emër të një komiteti, që shqiptarët nuk e njohin kryetarin e tij, në orën 16 u jep përgjigje të gjithë shqiptarëve, në mbrëmje komunikon me të gjithë, nga Studiot Televizive, duke shprehur shqetësimin për “hallin e madh që e ka zënë”, pasi nuk do të dëshironte të ishte kryehallexhiu shqiptarëve, në kohë kolere, por, më vonë harron çka thënë në një studio, e pyetjes së moderatorit në një studio tjetër, se kujt do ia besonte timonin, nëse e mbërthente Covi, përgjigjet në mënyrë shteruese “do e mbaj vetë me dhëmbë e dhimbje”! Pra, o miqtë e mi. Asgje nuk ka ndryshuar. Për pushtet japim dhe jetën. Tani realisht nuk jemi, as Lindje, as Perëndim. Jemi vend pa institucionet e Shtetit të së Drejtës, pa Gjykatë Kushtetutese, pa Gjykatë të Lartë, me Parlament të sajuar, pa funksion të Departmentit të Administratës Publike, vepron anarkizmi i Bashkëqeverisjes  dhe çdo gjë justifikohet me Reformën në Drejtësi. Keshilli i Lartë Gjyqësor është organ i ri që lindi nga Pseudo Reforma. E patë, as Dvoranin që ka gjashtë vjet që i ka përfunduar mandati, nuk e heqin dot, por, si institucion qesharak i kërkon Euralius V, një grupi specialistësh që bën eksperiment në Shqipëri, të jap zgjidhen, kur kjo trupë ekspertësh, nuk kanë asnjë kompetenceën kushtetuese e ligjore. Shpesh studiues të institucioneve politike e juridike akuzojnë faktorë ndërkombëtarë për padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Unë mendoj ndryshe. Përgjegjësitë janë të atyre që janë quajtur elitat politike të shqiptarëve, që për interesat e tyre për pushtet, nuk e kanë zgjidhur çështjen kombëtare, dhe nuk kanë aftësi e dëshirë të sjellin prosperitet për shqiptarët. Fatkeqësisht shqiptarët historinë e tyre politike e mësojnë me të dëgjuar dhe kanë një të keqe të madhe-si thotë sociologu e filozofi i së drejtës Maks Ëeber. “Adhurimi dhe nënshtrimi para karizmës së udhëheqësit” ! Kjo është e vërtetë e provuar. Para autoritetit të udhëheqësit shqiptarët nuk duan, as bukë, as ujë, as drita, madje le t’i zerë edhe “covi”, vetëm që të mbetemi po ata, të mos ndryshojmë, duke vërtetuar formulimin e Freedom House. Shqipëria është vend Hibrid. Roftë udhëheqësi!