Deputeti gjerman: Veting në radhët e policisë

598
Deputeti i partisë “Die Linke” në Gjermani, Jorn Vunderlich, në një intervistë për Emisionin “Passport”, në televizionin SCAN, vlerësoi faktin që është miratuar reforma në drejtësi, por bën thirrje për ngritjen e një strukture që do të monitorojë dhe parandalojë korrupsionin në radhët e policisë. “Unë mendoj se përmes reformës në drejtësi dhe verifikimit dhe vetingut të anëtarëve të sistemit të drejtësisë është bërë një hap mjaft i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe trafikimit të drogës. Një mënyrë e mirë në këtë linjë, do të ishte krijimi i korpuseve ose drejtorive përkatëse dhe të veçanta anti-korrupsion, si në forcat e policisë, ashtu edhe në sistemin e drejtësisë. Dhe duhet të jenë prokurorë, të cilët të jenë të çliruar dhe të pavarur nga ndikime të këtyre problematikave, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrën më efektive të mundshme”, deklaroi Vunderlich. Ideja e një vetingu apo kontrolli të figurës së punonjësve të policisë është prezantuar edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në momentin e marrjes së detyrës.
Sigal