Presidenti dekoron legjendën e vollejbolit shqiptar/ Meta : Me një inteligjencë të lartë sportive dhe me autoritet në lojë, ai mbetet shembull i lojtarit “Fair–Play”

253
Sigal

Përveç, Shkëlqim Muçës, Presidenti Iliri Meta ditën e sotme ka dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh” dhe legjendën e vollejbollit shqipar, Profesor Enis Terihati i njohur ndryshe edhe si Niska i “Dinamo”-s së madhe të viteve  ’60 – ’80.

“Me një inteligjencë të lartë sportive dhe me autoritet në lojë, ai mbetet shembull i lojtarit “Fair–Play”, që nuk shfaqte emocione negative, i saktë dhe i përgatitur për çdo situatë, korrekt me arbitrat dhe i dashur për tifozët, model dinjiteti i qytetarit të kulturuar.”, – është shprehu Meta për lojtarin e shquar.

Postimi i tij i plotë :

E konsideroj një privilegj të nderoj një figurë të shquar të volejbollit shqiptar, dinamotivin virtuoz dhe lojtarin e jashtëzakonshëm të Ekipit Kombëtar, Profesor Enis Terihati ose Niskën e “Dinamo”-s së madhe së viteve ’60 – ‘80, siç njihet nga sportdashësit tanë.

Me një inteligjencë të lartë sportive dhe me autoritet në lojë, ai mbetet shembull i lojtarit “Fair–Play”, që nuk shfaqte emocione negative, i saktë dhe i përgatitur për çdo situatë, korrekt me arbitrat dhe i dashur për tifozët, model dinjiteti i qytetarit të kulturuar.

Enis Terihati ka qenë titullar i “Dinamo”-s në vitin 1972 kur ajo u rendit në 4 skuadrat më të mira të Europës, që do ta ëndërronim sot të përsëritej për çdo skuadër shqiptare, si dhe titullar në fitimin e 15 titujve Kampion dhe 9 herë të Kupës së Republikës.

Për kontributin e madh dhe mjeshtërinë në arritjen e rezultateve të larta, duke ngritur lart famën e dinamovitëve dhe Ekipit Kombëtar, e vlerësova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”.