Çipa: Arrestimet masive kthehen në bumerang

454
Gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se arrestimet masive nuk shërbejnë për të zgjidhur situatën e krijuar në Rrugën e Kombit, por ato kthehen në boomerang. Çipa u shpreh se e ka përcjellë me shqetësim atë që ndodhi në Rrugën e Kombit, duke theksuar se ky është momenti kur shteti merr atributet e një gjobëvënësi. Sipas tij, Rama bëri një transparencë të vonuar. “E kam parë me shqetësim, sepse duket se krijohet një marrëdhënie shumë komplekse midis të drejtës së qytetarit dhe shtetit në shërbim të qytetarit, ku shteti merr atributet e një gjobëvënësi duke mos marrë në konsideratë asgjë nga të ardhurat ditore dhe e drejta e lëvizjes në territorin e vet”, u shpreh Çipa. Sipas tij, ka pasur një mosnjohje të efekteve edhe nga vetë drejtuesi i qeverisë. “Në deklarimet e kryeministrit ka pasur dy momente, një mea-culpa dhe e dyta mos njohjen e plotë të projektit. Nuk u konsultua me grupet e interesit. Kjo është një çështje që duket se ka një problem me projektin”, u shpreh Çipa.
Sigal