Gazeta Telegraf/Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dha një deklaratë për dosjen “Omnix”

499
Sigal

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do ti kërkojë KLD-së të shkarkojë gjyqtaren e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës familjes Seçuni për 45 ha tokë, truall ku do të vendoste investimin biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri.

Para gazetarëve Manjani bëri publike rezultatet e hetimit administrativ ku rezulton: “Kemi përgjegjësi të rëndë ligjore që nis nga gjykata e Durrësit. Ajo ka gabuar shumë rëndë proceduarialisht. Kam vendosur të nis procedim disiplinor për shkarkimin e gjyqtares në KLD.  Është vendim shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.Gjykata bëri gabim që injoroi zyrën e kthimit të kompensimit të pronave. Vendimi nuk duhej dhënë nga një gjykatës por nga trupë gjyqësore prej tre gjykatësish.

Shkarkon  dhe perfaqesuesit te Avokatisë së Shtetit në Durrës

Nuk lihet pa përgjejgësi as bashkia Durrës as Avokatura e Shtetit që duhej ta kishin ankimuar.
“Nëse gjykata bëri gabim me vendimin ata nuk e ankimuan” tha Manjani

Manjani kërkon dhe shkarkimin e drejtuesit të avokaturës së shtetit në Durrës i cili ka qenë nuk ka ankimuar vendimin në gjykatë duke e bërë këtë vendim të hyjë në fuqi.

Palë në proces ishte dhe bashkia e Durrësit dhe Manjani i kërkon të marrë dhe ajo masat si bashkëpërgjegjëse për këtë