Saimir Tahiri letër Nishanit

703
Sigal

Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në një letër drejtuar sot Presidentit Nishani vlerëson se “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”.

Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëzivje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

Lista e Vendimeve 

KAPET ME ARMË – GJYQTARI E LIRON NË SALLË

 Policia e Shtetit në datë 19.03.2014 ka arrestuar ne flagrancë shtetasin z. Kujtim Xhevdet Proshka, pasi ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë, si dhe është kapur me një sasi armësh zjarri dhe armë gjahu pa leje nga shërbimet e policisë.  Në Prokurori janë referuar këto prova materiale, 4 armë zjarri automatik, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, dy armë gjahu. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me Prokuror të çështjes z Shyqyri Duro ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me gjyqtar të çështjes z. Osman Aliu me vendimin nr. 12-2014-356  të datës  23.03.2014, ka vendosur “Arrest i paligjshëm dhe Lirim i menjëhershëm”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Më datë 27.11.2013, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nazmi Brukaj, për veprën penale “ Neni 278/2/3, i K.Penal. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe dy krehëra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Më datë 30.11.2013,  arrestimi në flagrancë i shtetasi Isamil Haxhi Daci, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 i K.P. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik dhe dy krehëra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Arrestimi në flagrancë i shtetasit Remzi Skarra, për vepren penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i  K.P. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një automatik, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “Detyrim paraqitje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Më datë 08.11.2013 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kastriot Dod Lleshaj,  per armë mbajtje pa leje. Gjyqtari Dedë Miri, në Gjykatën e Faktit ka vendosur masë sigurie ‘’Arrest  Shtëpie”

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Më datë 07.01.2014, është arrestuar në flagrancë, shtetasi Besnik Toçi, për armë mbajtje pa leje. Prokuroria ka kërkuar caktimin e  masës së sigurimit arrest në burg. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e këtij shtetasi dhe ka caktuar si masë sigurie “Arrest ne shtëpi”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – PROKURORIA E GJYQTARI , ARREST SHTËPIE

Më datë 09.02.2014, është arrestuar në flagrancë shtetasi Shukri Skënderi, për armë mbajtje pa leje me automatik me një krehër dhe 34 copë fishekë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në Shtëpi”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e këtij shtetasi dhe ka caktuar si masë sigurie Arrest ne shtëpi”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Më datë 18.11.2013, rreth orës 16.40, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erisjon Shpëtim Jahja, për armë mbajtje pa leje. Gjykata e Faktit, me gjyqtar Besnik Qirën, ka vendosur  masë sigurie “Arrest Shtëpie”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Me vendimin e shkurtuar për të arrestuarin në flagrancë Naim Xhavit Guni për veprën Penale mbajtje pa leje të armëve luftarake. Prokurorja e çështjes Znj Anisa Qilimi ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Gjyqtare Ëngjëllushe Tahiri  ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” duke bërë lirimin e menjehershëm të tij.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Nazam Sulejman Troci për veprën penale mbajtje pa leje të armëve luftarake. Prokurorja e çështjes Znj. Sonila Muhametaj ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha) ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Përparim Mustafa Caca për veprën penale te mbajtjes pa leje të municionit luftarak, Prokurorja e çështjes znj. Sonila Muhametaj ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me Gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha) ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Në një rast ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Tahir Rexhep Kullaj për veprën penale të mbajtjes se armëve si dhe municionit luftarak pa leje të organeve kompetente, Prokurori i çështjes z. Sulejman Tola ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Gjyqtare Alma Kolgjoka (Hoxha) ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe lirimin e menjehershëm të tij.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Më datë 30.12.2013 është arrestuar shtetasi Gjon Zef Paloka, për armë mbajtje pa leje. Gjykata e Faktit, me gjyqtar Llesh Jakun ka vendosur masë sigurie  “Arrest Shtëpie”

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Më datë 16.01.2014 është arrestuar shtetasi Gjergj Lazer Brunga  për armë mbajtje pa leje. Gjykata e faktit, me gjyqtar Ilir Përdedën ka vendosur masë sigurie “Arrest Shtëpie”

KAPET ME ARMË – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 25/03/2014 ka arrestuar ne flagrancë shtetasin  Sali Agim Hoxha, datëlindjes 02.01.1991. Në orën 01.00, në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, në mjetin tip “Seat”, iu gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje. Nga kontrolli i banesës i’u gjetën një armë automatik kallashnikov, pa qytë, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manover pa kokë më të vegjel se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti).  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Prokuror të çështjes z. Etien Kapo ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtar të çështjes z. Ilir Çeliku ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hakim Manaj pas një telefonate të bërë në sallën operative nga shtetasi Malo Bejaj, banues në fshatin Karbunarë se shtetasi Hakim Manaj, ka shkuar në dyqanin e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë dhe më pas ky i ka marrë pistoletën dhe shtetasi Hakim Manaj është larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai akuzohet për  veprën Penale: “Kanosje” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes z.Aurel Zarka, ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim Paraqitje”. Gjykata e rrethit Gjyqesor Vlorë me Vendimi Nr. 102, dt 01.04.2014 ka vendosur “Detyrim Paraqitjeje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 13/03/2014 ka arrestuar në flagrancë  shtetasin Agron Kasmi për veprën penale të ”Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, parashikuar nga neni 278/5  i K.Penal, pasi në  datë 13.03.2014,  rreth orës 17.00 në vendin  e quajtur fshati Bratile, komuna Kodovajt, pranë kasolles të cilën ky shtetas e posedon u gjetën dhe u sekuestruan  një sasi municioni  prej 24 (njëzet e katër) kaseta metalike me fishekë  luftarakë  të kalibrit 7.62 m/m, ku tre kaseta  metalike  me fishekë mod 56, kalibri 7.62 m/m  janë të hapura. Nga numërimi i  tyre  rezulton se   u gjendën  gjithsej 16.200  (gjashtëmbëdhjetë mijë e dyqind ) fishekë  mod 56, kalibri 7.62 mm. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes znj. Elveta Stafa ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr. 320 të datës 16.03.2014, ka vendosur  masën e  sigurimit “Detyrim paraqitje  në policine  gjyqësore”.

ARMËMBATJE PA LEJE – PROKURORI E GJYQTARI, DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit  në datën 09.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Markeljan Jonuzi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga neni 278, 150 e 274 i K.Penal pasi ky shtetas më dt. 09.03.2014, në gjendje të dehur ka hyrë në ambjentet e një lokali Bar Kafe, duke patur një armë automatike me vete, është konfliktuar me klientë të lokalit dhe më pas ka thyer xhamat e lokalit. Arma e zjarrit nuk është bërë e mundur të gjendet edhe pse me deklarime është vëretetuar se ai ka patur armë zjarri automatik. Prokuroria e Rrethit  Gjyqësor Korçë me prokuror të çështjes Z. Edmond Shytko , ka kërkuar “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktim mase sigurimi “detyrim për tu paraqitur para policisë gjyqësore” Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me gjyqtar të çështjes Z. Seladin Pysqyli, me vendimin nr.95 Regj. të datës 12.03.2014 ka vendosur  Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të Markeljan Jonuzi dhe ka caktuar masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.

KAPET ME ARMË – GJYQTARI E LË ME DETYRIM PARAQITJE

Policia e shtetit në datën 08 /03 /2014  në orën 20:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ylli Hasan pasi në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative është kapur në kodrat e fshatit Psar i Zi, rrethi Kolonjë, me një armë zjari automatik mod.56 me nr. 0934660-90 pa fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë me prokuror Edmond Shytko, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg ”me afat 20 ditë;   Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me gjyqtar të çështjes  Z. Seladin PYSTYLI, me vendimin nr. 129 datë  10/03/2014, ka vendosur masën e sigurimit “ arrest me burg”, me afat 20 ditë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e saj  Nr.129 datë 29.03.2014 ka  vendosur shuarjen e masës së sigurimit “Arrest me burg” dhe caktimin “Detyrim për paraqitje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledjan Gresa, Alban Bib Beqiri dhe Renato Enver Gjere për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një armë zjarri pistoletë, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “Detyrim paraqitje”.

ARMËMBAJTJE PA LEJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

U arrestua në flagrancë shtetasi Bjor Manush Sinanaj, për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. Prokurori i çështjes, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një armë zjarri pistoletë, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kaajë, është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “Detyrim paraqitje”.

I DËNUAR ME 32 VITE BURG – GJYKATA VENDOS ARREST NË SHTËPI

Shtetasi Arben Gropa i shpallur ne  kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar me 32 vjet burg për “trafik narkotikësh”, është kapur nga ana jonë në muajin Janar 2014 me qëllim ekstradimin e tij ne Itali, në datë 24.02.2014. Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Duke parë veprën penale për të cilën ky shtetas akuzohet si dhe masën e dënimit te dhënë nga drejtësia Italiane, krijohen dyshime mbi bazueshmërine ne ligj të vendimit te Gjykates së Apelit te Vlores qe ka caktuar  masën e sigurimit “arrest shtëpie”.

PLAGOSJE ME ARMË – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Policia e Shtetit në datë 02.03.2014,  ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi  u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier  me  armë zjarri  shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

VRASJE NGA PAKUJDESIA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë  04.03.2013  shtetasin Hekuran Meçanaj, i dtl. 01.01.1978, i akuzuar  për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85  i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia shtetasin Muherrem Lulaj me banim ne Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

GODET POLICIN – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 18.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fatjon NAZERAJ, banues në fshatin Dukas Mallakastër, pasi ky shtetas në datën 18.03.2014 në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “Kundërshtim i punonjësit te policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2, i Kodit Penal. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me Prokuror të çështjes z. Hysen Ajasllari ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me gjyqtar të çështjes  z. Pirro SOTA, me vendimin Nr. 261, datë 21.03.2014, ka vendosur  masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

GODITJE, SHKAK DETYRA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 19.03.2014, me urdhër datë 16.03.2014, të Prokurorit Genci MANE, ka bërë ndalimin e shtetasit Besnik KAPLLANAJ, banues në fshatin Ngraçie/Mallakastër, pasi ky shtetas me datën 15.03.2014 në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Fier, me Prokuror të çështjes  Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me gjyqtar të çështjes Z. Pirro SOTA, me vendim Nr. 257, datë 20.03.2014, ka vendosur  masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

ARREST PËR PËRNDJEKJE – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Policia e Shtetit në datë 22/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Saimir Jani KULARI, për veprën penale “Përndjekja“ e parashikuar nga neni 121/a/3 i Kodit Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me prokuror të çështjes znj. Aida CAKAJ, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest  në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me gjyqtar të çështjes z. Piro SOTA, me vendim Nr. 263,  datë 22/03/2014, ka vendosur “Arrest në shtëpi”.

DJEG PRONËN – GYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 18/03/2014 ka ndaluar shtetasit, Leo Muharremaj, Erlind Xhemali, dhe Besmir Hameti, pasi në datë 17.03.2014 për veprën penale të “Shkatërrim prone me Zjarr”. Ata dyshohet se kanë djegur automjetin e markës Benz Mercedes ML me targa italiane CY 490 CE, pronë e shtetasit Adriatik Paraj, dhe posedues shtetasi Altin Sulo”.  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes z Saimir Smaka, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për të tre të ndaluarit . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Gjyqtar të çështjes z. Albert Spiro me vendimin e datës 26.03.2014, ka vendosur “Detyrim për paraqitje”, për shtetasin Besmir Hameti dhe “Arrest në burg” për dy shtetasit e tjerë.

GODITJE, SHKAK DETRYA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 14/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin  Kujtim Cakrani, pasi në datë 14.03.2014 reth orës 09.00 në lagjen ”29 Nëntori ” në Vlorë pranë vendit të quajtur ”FI BANK” ka goditur me grushta për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Cacaj, me detyrë Kryetar i Keshillit të Etikës pranë Universitetit I.Qemali Vlorë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, me Prokuror të çështjes z. Skënder Dautaj ka kërkuar masën e sigurimit  “ Arrest në shtëpi”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, me Gjyqtar të çështjes znj. Mirela Mishgjoni ka vendosur  “ Detyrim për paraqitje ” .

MASHTRIM ME PËRFITIM – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 11/03/2014 ka bërë ndalimin me inisiativë për  shtetasin z. Dhimiter Peqini, i dtl. 19.06.1966. Ky shtetas duke përfituar nga puna si agjent të Kompanisë Intersig me qendër pranë DRTSH Elbasan, ju premtonte dhe ju propozonte shtetasve të ndryshëm për të nxjerrë koalidimet e mjeteve në pronesi të tyre në kundërshtim me ligjin, kundrejt shpërblimit në lekë e cila shkonte deri në 5000 lekë, për të nxjerrë çertifikatën e koalidimit në kohë të ndryshme. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Kreshnik Ajazi, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z.Sulejman Kurti,  me vendimin Nr. 311, të datës 13.03.2014 , ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

SHPËRDORIM DETYRE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Më datë 17.01.2014, u bë i mundur kurorëzimi me sukses i operacionit “Ujësjellsi 2”, ku në përfundim të tij, u arrit dokumentimi ligjor i veprimatrisë kriminale të kryer në formën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 135 të K.Penal, nga nënpunësit e Shoqerisë së Ujësjellësit ELBER-shpk Elbasan, u bë rregjistrimi i Procedimit Penale Nr. 2465, datë 12.12.2013, për të cilën Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan kërkoi masën e sigurimit arrest me burg. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, caktoi masë sigurie  “Arrest në shtëpi”.

VJEDHJE NË BASHKËPUNIM – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Policia e Shtetit në datë 07/03/2014 ka ndaluar  me iniciativë  shtetasin Sokol Bezati, student në Universitetin Bujqësor Kamëz.  Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim policor  për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”me disa persona të arrestuar tashmë, ai ka shkuar për të vjedhur naftë tek antena e Kompanisë Plus. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan , me Prokuror të çështjes z. Petref Asllani  ka kërkuar masën e sigurimit “ Arrest  në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z.  Ramazan Avdiu  me vendimin Nr. 263 të datës 07.03.2014, ka vendosur  masën e  sigurimit “Arrest në shtëpi”.

VJEDHJE NË BASHKËPUNIM – GJYQTARI VENDOS ARREST SHTËPIE

Policia e Shtetit në datë 28.03.2014 ka arrestuar shtetasin Mustafa ABAZAJ, për veprën penale vjedhje e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 134/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me Prokuror të çështjes z. Andi POGAÇE ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg“. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Gjyqtar të çështjes znj. Arta DUKA, me vendim Nr. 62-2014-1000, datë 28.03.2014, ka vendosur “Arrest në shtëpi”.

VJEDHJE NË BASHKËPUNIM – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 31.03.2014 ka ndaluar shtetasin Taulant Zaim  MANAJ, në lagjen Kastriot Fier, ka vjedhur në bashkëpunim me shtetasin Petro Joanu dy pasqyrat anësore të makinës tip Tuareg, me targa AA 414 HL dhe i ka shitur ato te shtetasi Iljaz Hoxha pikë shitje pjesë makinash, përgjatë aksit rrugor Fier–Patos. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes z. Andi POGAÇE, ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Gjyqtar të çështjes znj. Adelina ZARKA,  me vendim Nr. 61005-00495-62-2014(344) Regjistri, datë 03.04.2014, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

VJEDHJE NË BASHKËPUNIM – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit me datën 20.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasit  Ledi Spiro Veshi, Dorian Spiro Veshi, Dorjan Fatmir Limushaj dhe Qemal Pullumb Malaj. Me datën 20.03.2014, rreth orës 02:40, në fshatin Zvernec, komuna Qendër, ata janë kapur në kushtet e flagrancës duke prerë dhe vjedhur përcjellësat elektrik në linjën elektrike të fshatit Zvernec. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëviznin këta shtetas, në bagazh janë gjetur disa rrota me percjellës elektrik material bakri dhe një palë gërshërë për prerje metalike.  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Z. Dritan Marku ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për këta shtetas. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me gjyqtar të çështjes Z.Albert Spiro me vendimin Nr.87, datë 23.03.2014, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Ledi Spiro Veshi, Qemal Malaj, Dorjan Limushaj dhe  “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetasin Dorian Spiro Veshi.

KAPET DUKE VJEDHUR – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 08/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Blerim Bellova, pasi në datë 08.03.2014 ora 17:00 në vendin e quajtur fshati Pajovë – Peqin, është kapur në flagrancë duke vjedhur dy dhe shkatërruar tre kupola betoni të ish-repartit ushtarak. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Milan Laskaj ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr.296 të datës 12.03.2014 , ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

KAPET DUKE VJEDHUR – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 26/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Medion Myzeqri, pasi në datë 26.03.2014 ora 06:00 ne vendin Lagjja Teqe-Peqin, është kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetases Leje Myzeqari. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes znj. Rajmonda Berisha ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z. Bujar Musta  me vendimin Nr.259 të datës 28.3.2014 , ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

VJEDHJE ME SHPËRDORIM – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 17/03/2014 ka bërë ndalimin me inisiativë për  shtetasin Kujtim Kacabonaj. Ndalimi i tij u bë për shkak se ky shtetas gjatë kontrollit të auditit në zyrën Postare Bradashesh ku shërben, gjatë verifikimit të dokumentave për arkëtimet e faturave të CEZ Shpërndarje, u konstatua se ky shtetas nuk kishte deklaruar 37 fatura ku shtetas të ndryshëm kishin paguar paratë për shlyerje fature CEZ dhe nuk i ka arkëtuar në arkën e CEZ , por i ka përvetësuar nga ana e tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Bledar Mustafaraj, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z.Arben Vrioni,  me vendimin Nr. 341 të datës 20.03.2014 , ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

 

 

VJEDHJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit  në datën 24.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kristo Gishta në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 134/1 e 22 i K.Penal pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit Fillor Koçillari. Prokuroria e Rrethit  Gjyqësor Korçë me prokuror të çështjes Z. Juljan Kristo , ka kërkuar “Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktim mase sigurimi arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me gjyqtar të çështjes Z. Besnik Shehu, me vendimin nr. 125 Regj të datës 28.03.2014 ka vendosur  Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për Kristo Gishta dhe ka caktuar masën e sigurimit “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”

VJEDHJE – GJYQTARI E LË ME DETYRIM PARAQITJE

Komisariati i Policisë Devoll në datë 03.03. 2014 ora 19.00 ka bërë  ndalimin me iniciative të të dyshuarit shtetasit Juljan Mullamake se ka konsmuar elemente të figurës së veprës penale  “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 te K.Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokuror të çështjes Z. Ilia Bano, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me Gjykatës të çështjes Alvano Murataj, me vendim nr. 88 të datës 07.03.2014, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Nga ana e prokurorit është bërë ankimim për masën e sigurise detyrim paraqitje

VJEDHJE – GJYQTARI E LË ME DETYRIM PARAQITJE

Komisariati i Policisë Devoll, në datën 12.03.2014 ka arrestuar në  flagrancë shtetasin Margarit (Ylver) Kapese ka vjedhur pompën zhytëse të ujit të një shtetasi. Nga veprimet hetimore të kryera u gjet pompa zhytëse e ujit e shtetasit Kadri Hase u gjet në banesën e shtetasit Margarit Kape, dhe ne vijim u procedua me arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes“, parashikuar nga neni 134/1 K.Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, me prokuror të çështjes z. Olger Eminaj ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest ne burg“ Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me gjyqtar të çështjes z. Seladin Pysqyli me vendimin nr.102  të datës 15.03.2014 ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore“.

PËRDOR LËNDË PLASËSE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit, më datë 04.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ardian Byci, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në vendin e quajtur “Gropa e qenit”në krye të fshatit Funarez të Komunës Orenje Librazhd, kanë bërë disa”shpërthime” mina për përgatitjen e tyre kanë përdorur kapsolla, fitil dhe pleh kimik. Shpërthimet i kanë bërë pasi kanë dashur të thyejnë disa gurë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan  me Prokuror të çështjes znj. Armanda Xhaferi  ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me Gjyqtar të çështjes z.Tomorr Kullolli me vendimin e datës 03.2014 , ka vendosur “Detyrim për paraqitje”.

PLAGOSJE E RËNDË – PROKURORI DHE GJYQTARI ASNJË MASË SIGURIE

Policia e Shtetit në datë 17.03.2014 ora 06.45 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Donald Rrahman Boba pasi në datë 16.03.2014 rreth orës 21.30 ai ka plagosur rëndë me thikë shtetasin Petrit Muharrem Lici. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Diber, me Prokuror të çështjes Z. Rifat Kojku ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, por nuk ka kërkuar caktim të masës së sigurimit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Diber, me gjyqtar të çështjes Znj.Emona Muçi ka vendosur si të ligjshëm arrestin por nuk ka dhënë asnjë masë sigurimi.

GODASIN POLICIN – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PAQAQITJE

Policia e Shtetit në datë 31.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Florjan Fatmir Zilfe i datëlindjes 19.04.1988, pasi së bashku me vëllain e tij Ervis Fatmir Zifle kanë goditur me punojësin e policisë A. Hoxha. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes z. Julian Çafka ka kërkuar masën e sigurimit “arrest burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokaster, me gjyqtar të çështjes znj. Blerta Çibuku me vendimin nr. 155 të datës 04.04.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

PLAGOSJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PAQAQITJE

Policia e Shtetit në datë 30.03.2014 ka arrestuar në flagrance shtetasin Gencian Jorgo Longu, pasi në datën 30.03.2014, në Tepelenë në bashkëpunim me shtetasin Sandokan Sinomati kanë kanosur e plagosur me mjete të mprehta shtetasit Spatak Çunaj e Fatjon Tota. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes z. Spartak Çocoli ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest ne burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Gjyqtar të çështjes  znj. Albina Spaho  me vendimin nr.153 të datës 01.04.2014, ka vendosur “ Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore ”.

PLAGOSJE ME DASHJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Policia e Shtetit në datë 15.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin   Ferdinand Mulla.  Në datë 15.03.2014 rreth orës 20.30, në vendin e quajtur lagjia e re, në qytetin e Bilishtit, në hyrje të qytetit, në një konflikt e sipër për motive të dobta dhe xhelozie, Ferdinand Mulla, banues i qytetit të Bilishtit, ka goditur me grushta dhe më pas i ka dëmtuar me dhëmbë veshin e majtë shtetasit Fatjon Llaka. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me Prokuror të çështjes z. Julian Kristo, ka kërkuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqsor Korçë, me gjyqtar të çështjes z. Maksim Qirjazi, me vendimin nr. 41-2014-901, datë 18.03.2014, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me afat 15 ditë.

TENTATIVË VRASJE – GJYKATA I LË ME DETYRIM PARAQITJE

Më datë 27.06.2013,  janë tentuar të vriten me armë zjarri, shtetasit Ardian Trota, Besnik Axhami e  Osman Voka Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar nga ana e policisë lokale, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, të dyshuarit Vladimir Ferit Gjuta dhe Baftjar Qemal Bruka, për veprën penale  të “Vrasjes në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave, të mbetur në tentativë”.  Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, caktoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për shtetasin Vladimir Ferit Gjuta dhe “arrest në shtëpi” per shtetasin Baftjar Qemal Bruka. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, Kukës është ankimuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Apelit, Shkodër ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” por arrestimi i këtyre shtetasve nuk është bërë akoma pasi aktualisht janë të shpallur në kërkim.

THEU TRAUN E DOGANËS – GJYKATA E LË TË LIRË 

Në datën 09.02.2014, me marrjen e njoftimit se shtetasi Xhelal Telo me banim në Sarandë është larguar me dhunë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavije, nga drejtuesit e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër u dërgua në qytetin e Sarandës një specialist i Seksionit Kundër Narkotikëve, së bashku me nje grup të FNSH për kryerjen e kontrollit të banesës dhe ambienteve të shtetasit Xhelal Telo, banues ne Çukë, Sarandë. Për këtë u ushtrua kontroll në një ambient “Mander”( pikë grumbullimi , lokal) në pronësi të shtetasit Xhelal Telo në fshatin Çukë Sarandë, ku u gjetën dhe u sekuestruan disa prova  materiale.  Gjykata  e Shkallës së Parë Gjirokastër, vendosi lënien e lirë të tyre me masa më të lehta sigurie

TENTATIVË VRASJE – GJYKATA E LË ME DETYRIM PARAQITJE

Më datë 29.10.2013, shtetasi Behar Sina, mjek në spitalin e Burrelit, ka kanosur me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Daut Vuka, dhe në këtë konflikt ka nderhyrë një oficer i policisë gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, i ndodhur në afersi të vendit të ngjarjes duke i hequr nga duart armën e zjarrit pistoletë shtetasit Behar Sina i cili  më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe i është shmangur hetimit.  Nga ana e policisë është sekuestruar në cilësine e provës materiale arma e zjarrit, si dhe është shpallur në kerkim shtetasi Behar Sina.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendim nr. 71, datë 26.11.2013, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, dhe caktimin si masë sigurimi ndaj të dyshuarit Behar Sina atë të “Detyrimit për t‘u paraqitur në policinë gjyqësore“.

KAPET ME DROGË – GJYQTARI E LË ME ARREST SHTËPIE

Më datë 15.12.2013, është arrestuar në flagrancë shtetasi Fatos Sela, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, pasi i ështe gjetur ne posedim lëndë narkotike me nje peshë  prej 362.35 gr.  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit personal  “arrest në burg”. Gjyqtari Halil Vani, ka vendosur vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Fatos Sela, dhe ka caktuar si masë së sigurimi “arrest në shtëpi”.

SHPËRDORIM DETYRE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Më datë 24.11.2013, janë ndaluar shtetasit  Fadil Begu, me detyrë  Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër, dhe  Edlira Hoxha, me detyrë shefe e Financës, për arsye se, kanë trajtuar me pagesë të plotë  mujore shtetasen Edmonda Nezha, në detyren e sekretares prane DRT-Dibër, dhe shtetasin Elton Nezha, në detyren Specialist në Sektorin e Sherbimeve të DRT- Dibër, kohë në të cilën të dy këta shtetas kanë qëne jashte shtetit  pa arsye të justifikuara, veprime të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e punonjësit të ngarkuar  me funksionin publik të cilat u kanë sjellë perfitime të padrejta personave të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit. Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Dibër me prokuror të çështjes Hysni Vata,  për të ndaluarin Fadil Begu ka kërkuar : Vleftësimin e ligjshëm  të ndalimit të datës 24.11.2013, bërë për shtetasin Fadil Begu dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest  në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Gjykata e faktit, me gjyqtar Halil VANI, me vendimet Nr. 145  dhe 146 datë 26.11.2013, ka vendosur “Vleftesimin të paligjshëm të ndalimit” për shtetasit Fadil Begu dhe Edlira Hoxha dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe refuzimin e kërkesës për caktimin e masës ndaluese për personin nën hetim  Fadil Begu “Pezullim të ushtrimit  të një detyre a sherbimi publik”.

FALSIFIKIM DOKUMENTASH – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Për çështjen TRDP 131152 datë 26.09.2013, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Petrit Xhaja, Xharije Hoxha, Maliq Myrto, Alfred Hoxha për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave e parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Prokurori i çështjes z. Ardian Braho, kërkoi masa e sigurisë “arrest me burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi lekë dhe dokumeta, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Apelit, Tiranë është ndryshuar masa e sigurisë duke iu dhënë masa “arrest në shtëpi”.

VJEDHJE – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Për procedimin penale 6555/2013 u bë i mundur arrestimi në flagrancë i  shtetasve Roland Martini, Rexehp Balla dhe Ervin Burreli për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135 I K.P. Prokurori i çështjes z. Ndini Tavani, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi lekë dhe ilaçe, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Apelit, Tiranë është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.

VJEDHJE – GJYKATA E LARTË VENDOS ARREST NË SHTËPI

Për procedimin penale 1595/2013, regjistruar për veprën penale të  “Vjedhjes duke shpërdorur detyrën” dhe “Vjedhjes me dhunë parashikuar nga nenet 135 e 139 e 25 të K.Penal. Prokurori i çështjes z. Dritan Rreshka, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi 25 milion lekë të vjetra, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Lartë, Tiranë është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “arrest në shtëpi”.  Ndryshimi i masës së sigurisë ka penguar zhvillimin e hetimeve në lidhje me këtë procedim duke mos bërë të mundur gjetjen e pjesës  tjetër të parave të vjedhura dhe duke ndikuar tek personat që kishin informacion për bashkëautorët.

DHUNË NË FAMILJE – GJYQTARI I LIRON NË SALLË E GJYQIT

 

Më datë 06.12.2013, është bërë arresimi në flagrancë i shtetasve Kujtim  Shaba, Elton Shaba. për vepren penale të “Dhunës në familje“. Prokurori i çështjes z. Shyqyri Duro, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg” ku dhe në cilësinë e provave materiale depozitoi një armë gjahu pushkë dhe thika, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtar i çështjes z. Osman Aliu është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “lirim të menjëhershëm me detyim paraqitje”.

PROSTITUCION – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

U arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Faslli  Metushi, i dënuar më parë për prostitucion,. Prokurori i çështjes zj. Fiqirete Hajdini, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtar i çështjes z. Osman Aliu është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “lirim të menjëhershëm me detyrim paraqitje”.

VJEDHJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

U arrestua në flagrancë shtetasi Esat Osman Koçi, për veprën penale të “Vjedhjes”. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që Gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

VJEDHJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

U bë kapja dhe  arrestimi  në flagrancë i katër personave për  veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.  Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që Gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

VJEDHJE – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

U arrestua në flagrancë shtetasi Esat Osman Koçi, i dënuar më parë për  vjedhje, është kapur në flagrancë duke vjedhur. Neni 134 i K.P. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që Gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke vendosur masën “detyrim paraqitje”.

MARRËDHËNIE SEKSUALE ME DHUNË – LIROHET NË SALLË

U bë arrestimi i shtetasit Aleksandër Bedri Tafa, për veprën penale të  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec” dhe “Përndjekja” parashikuar nga neni 101 dhe 121 i K.Penal. Prokurori i çështjes zj. Fiqirete Hajdini, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtar i çështjes z. Osman Aliu është ndryshuar masa e sigurisë me vendim Nr 12-2014-159 datë 08.02.2014 duke vendosur “lirim të menjëhershëm nga salla”. Kjo veper parashikon burgim nga 5 deri 15 vjet burgim si dhe përndjekja parashikon bugim nga 6 muaj deri 4 vjet, ndërsa për të miturit në rastin konkret dënimi rritet deri në ½ të dënimit të dhënë.

KANOSJE  ME ARMË – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Më datë 27.11.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi  Ilirjan  Allaman Beu,  për veprat penale të Kanosjes“, “Dëmtime të tjera me dashje“dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta“, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 279 të  K.Penal. Prokurori i çështjes z. Edmond Kariqi, kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës me gjyqtar të çështjes zj. Entela Shedula është ndryshuar masa e sigurisë duke vendosur “detyrim paraqitje”.

KUNDËRSHTIM I POLICISË –  GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Më datë 04.12.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Hilmi Hasan Çela, për veprën penale të “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosje për shkak të detyrës” & “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet  236/2, 237, 238, & 242 të K.P.   Prokurori i çështjes z. Shyqyri Duro kërkoi masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtar i çështjes z. Osman Aliu është ndryshuar masa e sigurisë me vendim Nr 12-2013-1568 datë 07.12.2013  duke vendosur “lirim të menjëhershëm nga salla” me masë “detyrim paraqitje”.

AKSIDENT ME PASOJA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e shtetit në datë 05.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z.Arshin PIRRA, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”, parashikuar nga nenet  290 dhe  273, i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Eugert SELMANI, me vendimin Nr. 769, datë 08.03.2014, ka vendosur masën “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

AKSIDENT ME PASOJA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 22.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z. Xhemal MANAJ, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet  290 dhe 291, te Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Engert PËLLUMBI, me vendim Nr. 770, datë 08.03.2014, ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

DREJTON MJETIN PA PATENTË – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 05/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elis Beti pasi në datë 05.03.2014 ora 13:00 në vendin e quajtur Lolaj-Peqin, është kapur në flagrancë duke drejtuar një motocikletë tip Bashan 107 cc pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z. Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën e sigurimit “15 ditë arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z. Tomorr Kullolli me vendimin Nr.267  të datës 09.03.2014 , ka vendosur “Detyrim Paraqitje”.