‘Rruga e korrupsionit’: Pas emërimit Ilir Beqaj Drejtor i Donacioneve, BE pakësoi grandet me 20 herë

101
Sigal

BE, duke qenë Ilir Beqaj drejtor i donacioneve të tyre, i uli Shqipërisë grandet, nga 94.3 Euro për banorë që ishin në vitin 2021, në 36.8 Euro për vitin 2022, ndërsa për vitin 2023 i uli në 11 Euro, ose 17 herë më pak se Malit të Zi e 15 herë më pak se Maqedonisë. Dyshimi u faktua dhe me vjedhjet me fatura false nëpërmjet restorantit e fermave të Ilir Beqajt; dhe abuzimi me 137 milionë Euro donacione për fermerët.

 

Në Samitin e Shkupit, kryeministri Edi Rama, u ankua se në vitin 2023, BE i ka dhënë Shqipërisë, më pak ndihma financiare investimesh e shërbimesh për banorë, se vendet fqinje.

Rama e di, që grandet për investime e shërbime publike në rrugë, polici, bujqësi, ujësjellës, arsim, shëndetësi, kulturë, shtresat në nevojë etj etj., BE nuk ia ka detyrim Shqipërisë, por ia jep si ndihmë integrimi, duke mbikqyrur përdorimin dhe efiçencën e tyre.

E vërteta është, se në 3 vitet e fundit, BE e ka pakësuar ndjeshëm mbështetjen me grande ndaj Shqipërisë, duke e ulur në 11 Euro për banorë në vitin 2023; ndërsa në 5 vendet e tjera të rajonit e ka 12-18 herë më të lartë, madje gjatë vitit 2023 ua rriti me 10-15%.

Po pse BE, ka ulur mesataren e grandeve për Shqipërinë?

“Pamfleti” ka mësuar nga Ministria e Financave, se shkak është korrupsioni i lartë me fondet e BE, fakt të cilin, Këshilli i Evropës në vitet 2016-2022, ia ka bërë prezent 4 herë Edi Ramës, duke i kërkuar të ndalonte vjedhjet, ose do t’i minimizonin e ndërprisnin grandet.

Por kryeministri Rama me ministrat, drejtuesit e enteve publike qendrore dhe krye bashkiakët administrues të grandeve të BE, vazhduan vjedhjet, duke falsifikuar ofertat e tenderimeve, numrin e banorëve prezent në Shqipëri, cilësinë, projektet dhe çmimet e tregut për investimet.

Për këtë arsye, BE filloi të ulte vlerën e grandeve të investimeve për banorë me këto shifra: Në vitin 2016, grandet për Shqipërinë ishin 205 Euro për banorë; më  2017 u ulën në 185 Euro; më 2018 u ulën në 155 Euro; më 2019 u ulën në 110 Euro dhe në vitin 2021 u ulën në 94.3 Euro.

Ndërsa në muajin nëntor 2021, kryeministri Edi Rama, bëri një akrobaci, për “t’i hedhur hi syve” drejtuesve të BE, se gjoja do ndalonte korrupsionin, duke sajuar Drejtorinë e Donacioneve të Huaja në Kryeministri, në krye të së cilës emëroi krye hajdutin Ilir Beqaj.

Atëherë, u raportua fakti, që Këshilli i Evropës, reagoi duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama, të anulonte emërimin e ish-ministrit hajdut Ilir Beqaj, por u shpërfillën me heshtje.

Ndërsa BE, duke qenë Ilir Beqaj drejtor i donacioneve të tyre, i uli Shqipërisë grandet, nga 94.3 Euro për banorë që ishin në vitin 2021, në 36.8 Euro për vitin 2022, ndërsa për vitin 2023 i uli në 11 Euro, ose 17 herë më pak se Malit të Zi e 15 herë më pak se Maqedonisë të Veriut.

Dyshimi i BE, u faktua dhe me vjedhjet me fatura false nëpërmjet restorantit e fermave të Ilir Beqajt; dhe abuzimi me 137 milionë Euro donacione, që BE i dërgoi për fermerët e Shqipërisë.

Deri më 20 nëntor 2021, donacionet e huaja i administronte Ministria e Financave, por krijoi drejtorinë e posaçme në kryeministri me drejtor Ilir Beqajn; ndaj të cilit, përveç BE, reagoi ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke u larguar në mënyrë demonstrative nga takimi i donatorëve, kur në podium doli të fliste krye hajduti IIir Beqaj.

Po ndaj tij reagoi ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke u larguar nga takimi i ndërkombëtar i donatorëve në mënyrë demonstrative, kur në podium doli të fliste krye hajduti IIir Beqaj, ndërsa BE pakësoi me afro 20 herë donacionet për Shqipërinë.Pamlfeti

Këmbanat e alarmit të auditeve që në 2017 ranë në vesh të shurdhër

KLSH konkludoi se AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e synuar nga menaxhimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare në bujqësi. Menaxhimi i burimeve njerëzore ka shfaqur problemenë strukturimin organik, formimin bazë, rekrutimin, trajnimin dhe vlerësimin e performancës etj, kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR. Por nuk u morën parasysh për t’u hetuar të gjithë këto shqetësime të lartpërmendura. Ndaj dhe fermerët duhet të vuajnë pasojat e pezullimit të fondeve IPARD II 71 milionë euro fonde dhe IPARD III me 146 milionë euro grante, nga Komisioni Evropian, pas korrupsionit me listat e përfituesve. Dëshmitari i OLAF faktoi se si  Ministria e Bujqësisë kërkonte bakshish 40% për të marrë fonde nga paratë e IPARD,