Veproni kundrejt përdorimit të tepruar të dhunës së Policisë ndaj gazetarëve në Shqipëri
Rrjeti i ‘Gazetarëve të Sigurt’ (SafeJournalists) i dërgoi një letër Z. Olivér Várhelyi, Komisioner Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Znj. Teresa Ribeiro, Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias dhe Znj. Dunja Mijatovic, Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut duke u bërë thirrje që ata të ushtrojnë ndikimin e autoritetit të tyre dhe vendosmërisht t’i kërkojnë qeverisë shqiptare të parandalojë përdorimin e forcës së tepruar nga Policia kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medies dhe për të mundësuar sigurinë maksimale të gazetarëve që raportojnë nga protestat dhe rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre për t’u ofruar qytetarëve informacione objektive. Në letrën e Rrjetit ‘SafeJournalists’ thuhet se shoqatat e gazetarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor paralajmërojnë për përdorim të forcës së tepruar kundër gazetarëve, ndalime arbitrare dhe shkelje të të drejtave të tyre njerëzore. Rrjeti rajonal i shoqatave të gazetarëve shprehën shqetësimin e tyre se, duke marrë parasysh që protestat ka të ngjarë të vazhdojnë, policia nuk do të hezitojnë të sulmojnë përsëri gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias. Në letrën e tij, Rrjeti ‘SafeJournalists’ deklaroi se kërkon vetëm që ligji të respektohet dhe gazetarët të lejohen të bëjnë punën e tyre pa pengesa: “Shqipëria është gjithashtu nënshkruese e konventave të ndryshme siç janë Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të tjera”.
4 incidentet
Letra e hapur tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të lartë të OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës, se gjatë periudhës prej katër ditësh, katër incidente u raportuan, të gjitha nga anëtarët e forcës policore: Në dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në ‘Ora News’ RTV, ndërsa filmonte protestat. Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, gjithashtu u ndalua ndërsa ishte në detyrë. Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit: Redaktori i ‘Durrës Lajm’ Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medies pranë Sheshit ‘Liria’ ku po zhvilloheshin protestat. Aldo Mustafa, gazetari lokal i ‘Syri.net’ TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë, duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta, kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia. Letra e hapur nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të BH-së, Shoqata e Gazetarëve Kroatë, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe Sindikata e Medieve të Malit të Zi, përfundon me një kujtesë se: “çdo sulm ndaj gazetarëve, është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithëve.”