BE kryqëzon veprimin e policisë për shoqërimin e gazetarëve

232
Sigal

 

Zyra e Bashkimit  Europian në Tiranë dhe Ambasada e Suedisë iu bashkuan të hënën shqetësimeve të organizatave të gazetarëve mbi ndalimet e pajustifikuara të dy gazetarëve dhe dhunës ndaj punonjësve të medies në dy raste të tjera ndërkohë që drejtori i policisë Ardi Veliu dhe kryeministri Edi Rama, nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të shoqatave të gazetarëve për të folur kundër dhunës.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për frikësimin dhe kërcënimet kundër medias,” shkroi zyra e Bashkimit Europian në Tiranë në Tëitter. “Është me rëndësi kyçe që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre të lirë nga çdo kërcënim, ngacmim apo frikësim, në mënyrë që qytetarët të kenë akses në informacion,” vijon më tej deklarata.

Zyra e BE-së në Tiranë dhe ambasadorja e Suedisë  i rikujtuan Policisë së Shtetit, se ndalimet dhe kërcënimet e gazetarëve nuk tolerohen, pas katër rasteve të dhunës dhe ndalimeve të regjistruara ndaj punonjësve të medies gjatë ditëve të protestave të të rinjve kundër dhunës policore.

Më herët të hënën ishte ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad që shprehu shqetësim për ndalimin e dy gazetarëve gjatë raportimit.

“Suedia mbështet të drejtën e çdo gazetari të bëjë punën e vet i lirë nga dhuna dhe ngacmimet, çdo dit të vitit!” shkroi Hastad në Tëitter. “Ne jemi të shqetësuar kur mësuam se Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani u ndaluan gjatë raportimit të protestës,” shtoi ajo.

Suedia mban aktualisht kryesinë e rradhës të OSBE-së.

Të dielën, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të policisë Ardi Veliu të dënojnë dhunën ndaj gazetarëve.

“Është e papranueshme që gazetarë e punonjës të medies të ndalohen, edhe pse u identifikohen policisë ; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë,” thuhet në deklaratë.

“Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës, Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medies “Durrës Lajm” Shefqet Duka, janë raste që po denoncohen çdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë,” vërejnë organizatat.

Organizatat “i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medies në përgjithësi për të bërë detyrën”.