Dr.Vili Minarolli: Porositësi që blen Vrasjen me para

337
Sigal

 

Dr.Vili Minarolli, ish- ambasador

Pse u bëmë kështu, o njerëz! Gjithçka po blihet me paratë e pista, edhe vota, edhe dinjiteti, edhe vendi. Tani edhe jeta. A nuk u ble me para jeta e katër të pafajshmëve, që u vranë në bulevard? A nuk u ble dje, me para të gjakut  të të riut, që u vra nga policia? Shkurt, ai që blen vrasjen me para, është porositësi. Fare e thjeshtë. A nuk ishte porositës vrasjesh ai ministri i Brendshëm, që e priti vrasësin me pagesë në zyrën e tij? A nuk paguhej vrasësi i 25- vjeçarit nga Ardi  Veliu dhe shteti i Ramës? Pse duhej paguar gjaku i 25- vjeçarit nga buxheti i të gjithëve ne, taksapaguesit? Në kodin tonë moral, gjaku falet. Në kodin e mafias, gjaku paguhet.