Rizgjedhja në krye të LSI, Meta përshëndet nga Gjermania votuesit, ka dhe një mesazh për Rrokajn dhe Spahiun

316
Sigal

Kryeparlamentari
Ilir Meta, i cili u konfirmua sërish në krye të Lëvizjes Socialiste për
Integrim, nga Gjermania ka falënderuar votuesit me anë të një videomesazhi. Po
ashtu, Meta ka shprehur një falënderim edhe për dy rivalët e tij në garë,
akademikun Shezai Rrokaj si dhe deputetin Përparim Spahiun.

Në sajë të rezultateve
përfundimtare, 42 mijë e 370 anëtarë të regjistruar të LSI-së votuan për të
zgjedhur kryetarin e ri të Partisë, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor numëroi
të gjitha votat që ia besojnë sërish kryesimin, themeluesit të kësaj force
politike, Metën.

“Një falenderim të përzemërt për
anëtarët e LSI që morën dje pjesë me votë jashtëzakonisht të lartë në zgjedhjet
për kryetar dhe delegatë dhe Konventën zgjedhore. Ka qenë ën manifestim i
mrekullueshëm i besimit të tyre dhe i lidhjes së tyre me LSI. Falendroj shumë
ata qindra komisioner dhe vëzhgues që garantuan një proces shembullor të
votimit. Gjithashtu dua të falënderoj dy kolegët e mi, Zotin Rrokaj dhe Zotin
Spahiu, për pjesëmarrjen në garë dhe idenë e tyre. Dhanë mendimin e tyre në
këtë proces demokratik për të rritur pjesëmarrjen në këtë garë. Falenderoj të
gjithë për mendimet, për kritikat dhe vërejte te tyre. Jam i bindur se tani
nisemi drejt Konventës Zgjedhore të LSI më datat 3 dhe 4 dhjetor me më shumë
ide dhe vullnet tepër të sinkronizuar ato dhe për të garantuar një LSI sipas
vullnetit të anëtarësisë që u shpreh dje në mënyrë që të japë më shumë nga
vetja e saj.”, theksoi Meta në fjalën e tij./BW/