Ristani: Do doja të kisha veshur një bluzë me fytyrën e Llallës

440
Deputeti demokrat Arben Ristani ka theksuar sot se është në mbështetje të plotë të sistemit të drejtësisë, për ti shkuar deri në fund hetimit për skandalin e përgjimeve. “Do doja që edhe unë këtu të kisha një bluzë të veshur me fytyrën e prokurorit të përgjithshëm, që në të parën përpjekje serioze për të treguar forcën e ligjit dhe barazinë për të gjithë, pikërisht tani fillon një sulm i çmendur i kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm kundër prokurorisë dhe gjykatave”, tha Ristani. Ai deklaroi se shqiptarët e mbajnë mend se si ky kryeministër mbështeste gjykatën që drejtësia dhe jo politika të thoshte fjalën e fundit lidhur me rastin e ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. “Në fakt, kreu i Bashkisë i po të njëjtës bandë u dërgua në burg e doli pse rrezikonte jetën, dhe Rama atëherë mbronte drejtësinë”, shtoi më tej ai gjatë fjalës në Kuvend.
Sigal