Agron Duka: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet

581
Sigal

Kreu i PAA-së, Agron Duka gjatë një takimi që zhvilloi sot në Pogradec u shpreh se vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet.

“Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta kthejnë vendin në normalitet; vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’i kthejnë legjitimitetin pushtetit qendror dhe vendor të kapur nga partia-shtet.

Ekonomia, siguria, arsimi dhe perspektiva europiane e vendit kërkojnë zgjidhje afatgjata, të cilat mund të burojnë vetëm nga gara e drejtë elektorale dhe vota e lirë dhe e ndershme.

Për këtë arsye vijojmë takimet me strukturat e PAA-së, dhe sot, nga qyteti i Pogradecit, dua t’ju them se pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që konfirmon drejtësinë e kauzës sonë, është koha që edhe shqiptarët t’i heqin vizën ‘Rilindjes’!”, shprehet kreu i PAA-së, Agron Duka.