KQZ mandaton 4 deputetët e rinj të Kuvendit, vijnë 3 gra e Bushati

467
Sigal

TIRANE – Tre gra do të ulen në karrigen e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me Erjeta Alhysën, Luljeta Arapin dhe Anila Agalliun në parlamentin shqiptar vjen edhe Ervin Bushati. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi unanimisht mandatain e tyre, në mbledhjen e thirrur për plotësimin e vendeve bosh, pas dorëzimit të mandateve të deputetit nga ana e 4 ministrave. Katër deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste zëvendësojnë mandatet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit. Vendimi i koalicionit PS-LSI ishte që anëtarët e Këshillit të Ministrave të mos jenë deputetë, por të bmajën vetëm postin e ministrit.