Prokuroria: Deputetët Ndreu Ndoka e Astrit Veliaj në hetim

258

TIRANE -Prokuroria ka  vënë nën hetim 3 deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputetët, Astrit Veliaj, i Partisë Demorkatike, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të Partisë Socialiste. Prokuroria nis hetimet për Pjerin Ndreun, Astrit Veliajn, Arben Ndokën. Ndreu dhe Ndoka në hetim për incidentin me deputetin Strazimiri, ato janë marrë nën hetim për goditje. Sipas Prokurorisë Gent Strazimiri u godit për shkak të deklaratave politike. Prokuroria deklaron se  Ndreu dhe Ndoka janë marrë të pandehur. Ndërkohë që sipas Prokurorisë, Deputeti Astrit Veliaj, i pandehur për ndërtim pa leje në hapsirën 11 mijë m2 në Fier. Sakaq, kryeprokurori Llalla rreth ores 12:30 është parë të hyjë në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri