Shembet masivi shkëmbor në aksin Kukës-Shishtavec

98
Sigal

Reshjet e dendura të shiut sollën mjaft probleme në disa akse rrugore në Kukës. Në rrugën Kukës – Shishtavec masive gurësh ranë nga skarpata anësore e rrugës duke e bllokuar për pak orë.

Masivet me gurë dëmtuan edhe trupin e rrugë ndërsa kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

Fatmirësisht në momentin e shkarjeve masive nuk pati mjete apo kalimtarë. Masive me inerte kanë dëmtuar edhe disa akse te tjera drejt Peshkopisë por është rrugë rurale në njësinë administrative Malzi, Surroj, por edhe të tjera në bashkinë e Tropojës.