“Rilindin Sekretarët e parë të rrethit të Partisë së Punës!”, ironia e Vasilit: Rilindja e Ramës, karikaturë komike

217
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar qeverinë Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Vasili mes ironisë thekson se ministria e Shëndetësisë inauguron qendrat shëndetësore me sekretarët politikë të PS-së, Taulant Balla dhe Damian Gjiknurin.

REAGIMI I VASILIT

Rilindin Sekretaret e Pare te Rrethit te Partise se Punes!
Rilindja e Rames tamam nje karikature komike Partise se Punes !! (FOTO).
Dikur Shqiperia moniste e Partise se Punes kishte ne cdo Rreth te vendit nga një Sekretar te Pare te PPSH per Rrethin dhe nga nje Kryetar Komiteti Ekzekutiv.

Ndersa sot keta karikaturat e rilindjes ne Shqiperine pluraliste kane sekretaret politike te rilindjes ne çdo qark.
Shihini vete FOTOT dhe do vdisni gazit????????
Kjo Ministrja e Shendetesise inauguron objekte shendetesore qe i perkasin te gjithe qytetareve dhe jane ndertuar me taksat e te gjithe qytetareve.
Por kjo Ministrja i inauguron dhe u jep shpjegime vetem Sekretareve politike te rilindjes Taulant Balla te Fierit dhe Damian Gjiknuri te Elbasanit.
Keto lajme i hedh edhe ne FB e saj zyrtar.
Hajde ç’vete hajde!

Sipas ketyre karikaturave te Edi Rames qytetaret shqiptare kane vetem keta sekretaret politike te rilindjes dhe nuk kane as deputete te opozites, perfaqesues te komunitetit apo shoqerise civile!
Keta te marrë pandehin se kane 99.99% te votave si Partia e Punes dhe se Shqiperia ka vetem nje parti rilindjen si dikur Partia e Punes.

“Rilindin Sekretarët e parë të rrethit të Partisë

“Rilindin Sekretarët e parë të rrethit të Partisë