Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri: Të gjitha flukset e opozitës të vijnë me propozime konkrete

25
Sigal

Në Tiranë të premten u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje u mbajt online për shkak se deputetët e opozitës nuk lejuan mbajtjen e saj në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore nga Partia Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së parë të komisionit, i bëri thirrje opozitës që të mos pengojë zhvillimin e punimeve. Në një dalje përpara mediave Gjiknuri tha:  “Vullneti i mazhorancës është nga të gjitha palët, të gjitha flukset e opozitës të vijojnë me propozime konkrete, të diskutohen me ekspertët e ODIHR për probleme konkrete”, -u shpreh ai. Gjiknuri apeloi deputetët e opozitës që të mos pengojnë zhvillimin e këtij komisioni. “Duhet që shqetësimet të adresohen në kohë. PS, mazhoranca mund të jetë e qetë në këtë Kod Zgjedhor. T’i kemi të gjitha problemet që rrjedhin në raportin e ODIHR. Komisioni është një komision shumëpartizan gjithpërfshirës dhe i intereson produkti”, -tha Damian Gjiknuri.