Lideri i opozitës Lulzim Basha vë si kusht për fundin e bojkotit në tryezën e ekspertëve, negociatat politike për reformën në drejtësi.
Në një takim të mbajtur në selinë blu me ekspertët e Partisë Demokratike, kryetari Basha tha se rikthimi varet vetëm nga procesi politik që duhet të përfshijë tashmë reformën.
“Pa konsensus politik nuk ka tryezë”, mësohet të jetë shprehur Basha në takimin me dyer të mbyllura.
Kreu i Partisë Demokratik Lulzim Basha takoi ekspertët pas ngërçit në tryezën e Reformës në Drejtësi, e cila mbledhjen e fundit i ka zhvilluar pa praninë e opozitës.


















