Grida Duma: Prano paketën e PD, po rrezikohet siguria

376
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk është Zoti që nëse e kap në telefon mund të zgjidhësh ndonjë problem.

Përveç, Duma thotë se në këtë kohë të pandemisë që ka krijuar krizë të thellë financiare tek shqiptarët, Rama thotë ajo, bën reklamë për veten.

”Një kryeministër nuk vendoset në pozicione kërkuese, vendoset vetëm në pozicione ofruese. Së dyti nuk është edukuesi i popullit. As sot nuk është Zoti që nëse e kap në telefon mund të zgjidhësh ndonjë problem, por nuk e kape nuk zgjidh gjë. Është e papranueshme ku në një situatë ti ke për detyrë të shpërndash taksat e shqiptarëve që i kanë dhënë qeverisë, t’ja kthesh këtë duke i kërkuar reklamë për veten. Unë zgjidh. Kush je ti që zgjidh? Ky është abc-ja e një vendi të qenurit minimalit demokratik”.

Duma theksoi se siguria po rrezikohet dhe i propozon kryeministrit Edi Rama që të marrë paketën e Bashës.

“Le të marrë paketë që tha dje Basha. Le të heq koncesionet se nuk janë prioritet. Të sigurojë jetët dhe tu japë paqe të brendshme. Jemi sot në një krizë për jetën. Mendoni dot ju se një njeri në shtëpi nuk e mban vendi se nuk ka para mund të qëndrojë normal në shtëpi. Nuk ka asnjë shans të jetosh me 46 mijë lekë të vjetra në muaj”.

Në fund Duma thekson se qeveria ka pranuar propozimet e opozitës sepse nuk kishte rrugë tjetër, ndonëse nuk e ka pasur të lehtë.

“Dy janë momentet: përgjegjshmëri nga ana e opozitës, plani ekonomik. Nuk besoj se qeveria e ka të thjeshtë të shkojë te plani i opozitës, por e bën se është rruga e vetme. PD nuk po e mban të fshehur eksperiencën. Nuk ka asnjë arsye për të cilën ne të kalojmë në spekulime. Është i qartë pozicioni i PD, transparencë, dhënie mendimesh dhe qëndrim. Çfarë iku dhe nuk është bërë mirë, është koha. Ne e dimë që të qeverisësh në kohë krize nuk është luks. Çfarë është e rëndësishme që nuk duhet menduar na vjen ideja. Tre herë radhazi ke bërë planin e opozitës, por nuk duhet të ketë kompleks këtu. Ideja e mirë nuk ka rëndësi nga vjen”.