Bujqësia kërkon garanci/ Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Rrapaj: Qeveria të na japë fonde

351
Sigal

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, thotë se nga paketa aktuale fermerët nuk përfitojnë pasi ushtrojnë aktivitetin e tyre, por sipas tij duhet një garanci sovrane specifike për fermerët, pasi nga kredia me shtetin garant ata nuk përfitojnë.

”Të përfshijë garancinë sovrane që qeveria duhet të japë për produktet e këtyre fermerëve në mënyrë që këta të kenë mjete xhiroje për të blerë, ku qendrat e grumbullimit të kenë mjetet për ta blerë këtë produkt dhe të kenë një subvencion për ta ruajtur këtë produkt në mënyrë që ky produkt të mos humbas. Pra, dhe fermerët në të njëjtën kohë të kenë disa mjete xhiroje për të ricikluar prodhimin për të paguar farat e fidanët në këtë periudhë, ata që mbjellin misrin dhe fasulen, për të paguar fidanët që mbjellin produktet. Po u gropos ky produkt atëherë i gjithë zinxhiri fillon e falimenton por kjo duhet bërë në kohën e duhur dhe koha e duhur është tani”,-thotë për ”Reportv Tv”.

Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për shqetësimin e fermerëve që nuk po shesin produktet e tyre. Sipas Rrapajt kjo ndodh për shkak se konsumatori po orientohet drejt produkteve të konservuara dhe me jetëgjatësi të lartë. Aktualisht sipas të dhënave eksportet e produkteve bujqësore nuk janë ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19, dhe kanë vijuar me të njëjtin ritëm si muajit e kaluar por Rrapaj paralajmëron reduktim të eksporteve deri në 30% nëse situata zgjat shumë dhe rëndohet edhe më tej.